Kur nënat thonë se duhet të hash patjetër sallatën, përveç ushqyerjes ato kanë në mendje edhe vitaminat dhe mineralet.

Përveç frutave, sallata është mënyra më e mirë që të merrni nga perimet e freskëta vitamina dhe minerale.

Duke i konsumuar të freskëta, vlerat e perimeve janë në nivelin e tyre më të lartë, ndaj edhe organizmi përfiton më shumë.

Sallata që ju sugjeron AgroWeb.org përmban plot nutrient të cilët mbrojnë organizmin duke forcuar imunitetin.

Spinaqi, rukola dhe kale janë plot me hekur, e ndërsa limoni, portokalli dhe speci të pasur me vitaminë C, ndërkohë panxhari është perimi i duhur për gjakun.

Duke i kombinuar bashkë ju krijoni një paketë të fuqishme e cila rigjallëron qelizat e organizmit.

Përbërësit

1 tufë me spinaq të vogël

1 tufë me rukola

1 tufë me kale

2 panxharë

2 portokalle

1 limon

2 speca të verdhë

1 spec i kuq

Vaj ulliri

Kripë

Përgatitja

Si fillim vendosni përë zierë panxharin në një tenxhere të vogël me uje dhe pak kripë.

AgroWeb.org ju sugjeron që të nisni me larjen e barishteve duke i futur në një tas me ujë dhe t’i spërkatni me sodë buke.

Zhytini disa herë që të mbulohen plotësisht në ujë e më pas ndërrojeni ujin.

Përsëriteni këtë hap dy herë dhe më pas lajini edhe me ujë të rrjedhshëm gjethet e spinaqit, kales dhe rukolës.

Ky hap është shumë i rëndësishëm pasi zakonisht në gjethet e këtyre barishteve mbeten papastërti të cilat dëmtojnë organizmin kur konsumohen të pa gatuara

Më pas AgroWeb.org ju sugjeron që t’i ndani me duar në copa më të vogla dhe t’i kaloni në një tas të madh sallate.

Tani e kanë radhën specat dhe agrumet.

Pasi t’i keni larë edhe këto me ujë me sodë buke ose kripë nisni t’i prisni me thikë.

Agrumet do t’i përdorni bashkë me lëkurë pasi aty qëndrojnë edhe vlerat më të përqendruara.

Mund t’i prisni në thela, por AgroWeb.org ju tregon se nëse i prisni në rrathë do a keni më të lehtë.

Pasi të keni shtuar edhe specat e kanë radhën panxharët.

Qërojini nga lëkura dhe në fund hidhni vaj ulliri, pak kripë për shije dhe përziejini mirë.

Lëreni sallatën të pushojë për 3-5 minuta kështu marinohet më mirë dhe më pas mjafton ta ndani me familjarët tuaj./AgroWeb.org