Me produktet e larmishme që gjejmë në treg, mund t’i themi lamtumirë ushqimeve të shpejta e aspak të shëndetshme dhe të përqendrohemi tek ofertat bujare të natyrës.

Dy prej tyre janë rukola dhe mollët të cilat kombinohen shumë mirë me njëra tjetrën në një sallatë me shije fantastike.

Kjo recetë është shumë e thjeshtë dhe kërkon 30 minuta për tu përgatitur.

Sallata me rukola, mollë e arra është e lehtë dhe e freskët.

Ajo përmban yndyrna të shëndetshme dhe amino acide të rëndësishme për shëndetin.

Kjo sallatë e mrekullueshme mund të konsumohet veçmas ose të serviret krahas gatimeve të tjera.

Si Të Përgatisni Sallatën Me Rukola, Mollë dhe Arra

Për përgatitjen e kësaj sallate ju nevojiten përafërsisht 30 minuta në kuzhinë.

Përbërësit:

Gjysëm filxhan çaji me arra,

3 lugë çaji me vaj ulliri

Një majë luge me kripë dhe piper

Çerek filxhani me uthull balsamike,

1 lugë gjelle me mjaltë,

1 filxhan e gjysmë çaji me copa molle

200 gramë rukola të pastruar mirë.

1 majë luge me kanellë dhe po aq me spec djegës,

Katër lugë e gjysmë gjelle me vaj ulliri.

2 barishte qepësh të grira hollë

Përgatitja e Sallatës:

Piqini arrat në furrë në një temperaturë prej 200 gradësh për 8 minuta.

Në një enë tjetër shtoni pak sheqe, kanellë, spec djegës dhe një lugë gjelle me vaj ulliri.

Hiqini arrat dhe futini në enë duke i lagur mirë me masën e mësipërme dhe më pas futini sërish në furrë për 4-7 minuta të tjera.

Hiqini nga furra dhe lërini mënjanë.

Ndërkohë në një tenxhere të vogël hidhni vaj ulliri dhe barishtet e qepëve.

Kavërdisini për 3-4 minuta dhe më pas futini në një mikser bashkë me uthullën balsamike, vajin e mbetur të ullirit, mjaltin, kripën dhe piperin.

Purenë mund ta ëmbëlsoni ose kriposni më tej sipas dëshirës.

Në një enë sallate, shtoni rukolën, copat e mollës dhe arrat e pjekura.

Në fund shtoni dy-tre lugë gjelle nga salca e përgatitur në mikser dhe servireni.

Kjo sallatë është shumë e pasur me kalium, fibër, proteinë, vitaminat A, C, kalcium dhe hekur./AgroWeb.org