Sallata është pjesë shumë e rëndësishme e një vakti të shëndetshëm, madje sa më e larmishme të jetë, aq më mirë është për shëndetin.

Në vazhdën e recetave të shumëllojshme të sallatave të listuara në AgroWeb.org, në vazhdim do të gjeni recetën e një sallate të ftohtë me makarona e kungull të verdhë.

Ajo është shumë e pasur me fibër, proteina e minerale por ofron pak kalori që do të thotë se është ideale edhe për që duan të ruajnë format pa bërë kompromise me shijen.

Si Të Përgatisni Sallatën Me Makarona e Kungull Të Verdhë

Këtë sallatë mund ta përgatisni në avancë, ta ruani ose ndani në kavanozë të cilët duhet t’i mbani në frigorifer deri në tre ditë dhe kështu do të keni sallatë të gatshme e të shëndetshme në çdo kohë, .

Përbërësit:

  • 2 filxhanë e gjysmë çaji kungull të verdhë të prerë në kubikë
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • Gjysmë luge çaji pluhur spec të kuq të tymosur
  • Çerek luge çaji kripë
  • Çerek luge çaji piper të zi
  • 200 gramë makarona me drith të plotë sipas formës së dëshiruar
  • 2 lugë gjelle uthull molle
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle shurup panje
  • 1 lugë çaji mustardë
  • 4 filxhanë çaji barishte të ndryshme (sallatë jeshile, rukola, spinaq, e të tjera të preferuara)
  • Çerek filxhani fara të pjekura pishe.

Përgatitja e Sallatës

Si fillim ndizni furrën në 200 gradë dhe më pas në tavën e përzgjedhur shtroni një fletë letër alumini.

Atë spërkateni me pak yndyrë dhe më pas shtroni copat e kungullit, specin e kuq pluhur, vajin e ulllirit, kripën, piperin e zi dhe futeni në furrë.

Lëreni kungullin të piqet për 20 minuta dhe ndërkohë zieni makaronat sipas udhëzimeve përkatëse në kuti.

Kullojini dhe lërini mënjanë.

Në një enë të madhe sallate përzieni si fillim uthullën, vajin e ullirit, shurupin e panjës, mustardën, kripën dhe piperin e mbetur.

Tani është rradha e makaronave të ngrohta dhe përziejijni së bashku.

Ju mund të merrni disa kavanozë më grykë të gjerë dhe në fund të secilit të hidhni një grusht barishtesh, masën e makaronave, kungullin e pjekur dhe farat e pishës.

Mbyllini ato mirë dhe futini në frigorifer e gjatë javës mund t’i konsumoni sipas dëshirës./AgroWeb.org