Qitro dhe qepa janë dy kampionë në listën e ushqimeve të pasura me vitaminë C.

Shumë e rëndësishme në këtë periudhë të vitit për të mbajtur organizmin të mbrojtur e të fortë.

Po kështu edhe vlerat e tjera që këto dy ushqime mbajnë, e bëjnë kombinimin e tyre perfekt.

E në mënyrë që t’i shijoni sa më shumë AgroWeb.org ju sugjeron të përgatisni sallatën e feskët me qitro, qepë e mjaft përbërës të tjerë.

Mësoni më poshtë mënyrë e saktë të përgatitjes së saj dhe shijojeni menjëherë tani, jo vetëm për të pasuruar tryezën, por edhe për të mbrojtur organizmin.

Përbërësit

5 qepë mesatare të kuqe

4 lugë vaj ulliri

2 qitro mesatare

1 lugë gjelle uthull e bardhë

6 gjethe borziloku

Kripë

Piper

Kopër

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të nisni me qërimin e qepëve.

Këtë proces bëjeni si zakonisht duke hequr vetëm lëkurës dhe shtresat e para të tyre.

Më pas pritini në rrathë të hollë me anë të një thike të mprehtë dhe vendosini në një enë të thellë.

Shtoni pak vaj ulliri, kripë, piper të zi uthull molle, përziejini mirë me duar dhe lërini mënjanë të marinohen për 30 minuta.

Po kështu veproni edh eme qitrot, pasi t’i qëroni pritini në feta të holla rrethore dhe hidhini tek ena ku ndodhen qepët.

Shtoni koprën e grirë, përzieni mirë në mënyrë që të gjithë përbërësit të mund të marrin shijen e njëri tjetrit dhe më pas shtoni gjethet e borzilokut.

Sipas dëshirës mund të shtoni sërish piper, kripë apo vaj në këtë sallatë./AgroWeb.org