Nëse po kërkoni të mësoni një nga ato sallata të cilat mund t’i konsumoni në një vakt kur nuk keni menduar një pjatë të dytë, keni gjetur recetën e duhur.

Kjo sallatë është perfekte kur vezët janë të freskëta fshati dhe kur qepa del në treg gjatë pranverës.

Shija dhe cilësia e saj është e pakrahasueshme kur përbërësit janë të freskët.

Ndiqni më poshtë recetën e plotë nga AgroWeb.org dhe përgatiteni edhe ju për të kaluar drekat apo darkat tuaja plot shije.

Përbërësit

3 vezë të ziera shumë

2 qepë të freskëta

vaj ulliri dhe uthull molle

kripë dhe piper i zi

Përgatitja

Përgatija e kësaj recete është shumë e thjeshtë dhe kërkon shumë pak kohë.

Filloni duke zier vezët, pasi të jenië gati lërini në ujë të frohtë për disa minuta në mënyrë që të qërohen sa më lehtë.

Me ndihmën e një thike pritni vezët në gjysë dhe vendosini në pjatën me të cilën do ta shërbeni.

Më pas shtoni qepët e grira, uthull, vaj, kripë dhe piper të zi për shije.

Mjaftojnë kaq pak hapa që të keni në tryezën tuaj një sallatë plot vlera./AgroWeb.org