Sekretet e Sallatës Perfekte të Dimrit – Të Gjithë Përbërësit qe Ju Duhen

21 0

Sallata është ndër pjatat me shumë vlera ushqyese, ndaj mos e mendoni vetëm si një grumbull marulesh dhe disa domate, por bëjeni atë sa më të plotë si në vlera ashtu edhe në shije.

Një sallatë e mbushur me vlera ushqyese, është një mënyrë e mirë drejtë një shëndeti më të mirë

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përbërësit e duhur të një sallate dimërore duke filluar që nga baza e saj.

Fillimisht ndërtoni një bazë të mirë

Në vend të bazës tipike të zarzavate të copëtuara, ndërtoni bazën tuaj me një drithë të plotë si për shembull kinoa. Drithërat integrale ju mbushin me proteina dhe fibra, duke kontrolluar urinë tuaj gjatë gjithë ditëa apo natës.

Kjo nga ana tjetër ndihmon në kontrollin e peshës dhe mund të ulë ndjeshëm rrezikun e goditjes në tru, diabetit, sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve inflamatore, kancerit të stomakut dhe zorrës së trashë dhe presionit të lartë të gjakut.

Shtoni perimet e pjekura

Perimet e pjekura të sitnës, si lulelakra, brokoli, patatet e ëmbëla, lakrat e brukselit etj, i shtojnë sallatës elementin dimëror që këkohet.

Pritini perimet në copa, spërkatini me vaj ulliri ekstra të virgjër dhe kripë, e në fund piqni në temperaturë 200°C për rreth 25 minuta, duke i kthyer shpesh.

Por nëse nuk doni t’i piqni, për të përfunduar bazën tuaj me kinoa, prisni disa perime me gjethe jeshile si lakra jeshile.

Shtoni proteina

Mos harroni të shtoni proteina me bazë bimore si për shembull qiqrat ose fasulet

Shtoni përbërës të ëmbël

Shtoni ëmbëlsi dhe një ngjyrë të gjallë, me një frut dimëror si shega ose mollët e pasura me antioksidantë. Opsione të tjera përfshijnë mjedrat, luleshtrydhet dhe boronicat.

Krijoni salcën

Bëni vetë një salcë të lehtë me vaj ulliri, uthull molle, uthull balsamike ose lëng portokalli të shtrydhur. E nëse dëshironi shtoni pak mjaltë ose shurup panje.

Shtoni aromë

Bimët freskuese, plot ngjyra, ushqyese dhe me shumë pak kalori, e përforcojnë aromën e çdo sallate. Por ato duhet të jenë të freskëta. Provoni majdanoz, koriandër, nenexhik dhe borzilok. /AgroWeb.org