Kale është anëtar i familjes së perimeve të kryqëzuara, si brokoli, lulelakta dhe lakrat e Brukselit.

Është një burim i pasur me vitaminë K, C dhe B6, si edhe folate, mangan dhe karotenoide dhe zeaksantinë.

Këto lëndë ushqyese e bëjnë atë një mbrojtës të shkëlqyer kundër kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.

Kale është një produkt ushqimor me gjethe, që mund të shijohet ose e papërpunuar ose e gatuar.

Ju mund t’a përgatisni atë në shumë mënyra, disa mënyra kërkojnë më shumë kohë dhe përgatitje, ndërsa të tjerat mund të bëhen në çast.

AgroWeb.org ju njeh me 3 mënyrat më të thjeshta të gatimit të kales.

Ziejini gjethet në avull

Nëse dëshironi që gjethet e kales të jenë më të buta dhe të më e lehta për tu përtypur, atëherë kjo është metoda e duhur.

Për të filluar ju duhet të pastroni me kujdes gjethet e kales dhe më pas t’i copëtoni ato me një thikë.

Më pas vazhdoni me zierjen në avull, ku uji në tenxhere këshillohet të jetë i kripur.

Mbuloni tenxheren dhe lëreni derisa gjethet të zbuten, por të jenë ende pak të freskëta.

Skuqeni në një tigan

Kjo barishte e kaurdisur ka një shije të shkëlqyer. Ju mund të shtoni edhe perime të tjera, për më shumë shije dhe lëndë ushqyese, opsionet janë të pafundme.

Për të skuqur kalen, vendosni gjethet në një tigan të lyer me vaj ulliri.

Ju mund të shtoni qepë dhe hudhër për më tepër aromë, pak kripë, piper dhe perimet e tjera sipas dëshirës tuaj.

Gatuajeni për 10 deri në 15 minuta, derisa të përftoni butësinë që preferoni.

Ruajeni të ngrirë

Mbajtja e një ose dy qeseve më kale në frigorifer, ju siguron që ta keni në dispozicion gjatë gjithë vitit, kur një recetë përmban kale.

Për ta gatuar këtë barishte të ngrirë, vendosni 1 gotë ujë në tenxhere për çdo 2 gota kale. Shtoni ½ lugë çaji kripë në çdo filxhan me ujë.

Mbuloni tenxheren me një kapak dhe ngrohni ujin në temperaturë mesatare derisa të vlojë shpejt.

Shtoni më pas kalen në ujin e valuar dhe mbuloni tenxheren duke e lënë të ziejë për tetë deri në 12 minuta.

Ajo duhet të jetë e butë dhe me ngjyrë të gjelbër të ndritshme.

Mbas gatimit mos e lini të qëndrojë në ujë të nxehtë, pasi ajo mund të bëhet tepër e butë nëse nuk kullohet shpejt./AgroWeb.org