Gliko Shalqini – Si Të Përgatisni Ëmbëlsirën e Shijes Më Të Preferuar

1.3k 0

Është një ndër frutat më të shijshëm të stinës. I ëmbël plot lëng e shije, shalqini është padyshim mes frutave të pasura me vlera ushqyese dhe mirëbërëse për organizmin.

Tradita e kuzhinës shqiptare është fantastike në përgatitjen e reçelrave, ku një ndër më të shijshmit është padyshim reçeli i shalqinit.

Reçeli i këtij fruti është nga më të njohurat dhe më të shijshmet e traditës shqiptare, por AgroWeb.org sot ju sjell recetën krejt të veçantë të reçelit të shalqinit.

Ndiqni hapat e mëposhtëm nga AgroWeb.org për ta përgatitur fare lehtë në shtëpitë tuaja.

Përbërësit që ju nevojiten

1 kg lëkurë shalqini

2 limona

1 kg sheqer

Përgatitja

Për të përfituar një reçel shalqini sa më të mirë, së pari ju duhet një shalqi me lekurë të trashë, pasi ky reçel behet vetëm me të bardhën e lëkurës së shalqinit.

Pasi të qëroni pjesën e jashtme jeshile të tij, griheni në rende njësoj siç veprohet me reçelin e ftoit ose pritet nue kubikë të vegjë sipas preferencës.

Futini copat e shalqinit në tenxhere dhe ziejini për 10 minuta.

Ndërroni ujin e nxehtë me ujë të ftohtë dhe ziejini përsëri për 10 minuta.

Pastaj futni copat në tenxhere me ujë të ftohtë dhe i ndërroni ujin 6 – 8 herë për 24 orë.

Për një kilogram shalqi duhen 1 kilogram sheqer kaf, ose sipas dëshirës. Në tenxhere hidhet sheqeri dhe ujë sa të mbulojë nivelin e sheqerit.

Ziejeni deri sa të keni shërbetin e trashë e pastaj hidhen copat e shalqinit.

Më pas shtohet edhe vanilja dhe 2 limonat e shtrydhur. Ziejeni edhe për 20 minuta dhe fikeni zjarrin.

Hiqni shkumën dhe mbuloni tenxheren me napë deri sa të ftohet. Ruajeni në frigorifer dhe servireni të ftohtë.

Ky reçel është ideal për të shoqëruar mëngjeset në familje por dhe për të përgatitur ëmbëlsira të ndryshme. Ai shoqërohet me akullore por edhe me kekë të ndryshëm. /AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.