Shija e Mrekullueshme e Japrakëve Të Furrës

322 0

Japrakët janë një shije e cila të lë të kënaqur në çdo moment.

Duke qenë se gjethet e rrushit i gjejmë të freskëta vetëm gjatë muajve të verës, AgroWeb.org ju ka këshilluar t’i ruani ato me mënyrat e thjeshta.

Kështu mund t’i përgatisni kurdo gjatë gjithë vitit për një shije perfekte dhe të freskët.

Receta që ju sugjerojmë sot ama ndryshon pak nga ajo klasikja që jemi mësuar, por kjo nuk do të thotë që nuk është po as e mirë.

PËRBËRËSIT

2 kunguj

2 karota

2 domate,

1 filxhan çaji me oriz

pak mish të grirë

kopër

nenexhik

piper

50-70 gjethe rrushi

2-3 lugë gjelle vaj ulliri

kripë

PËRGATITJA

Si fillim AgroWeb.org ju këshillon që të zieni gjethet e rrushit me pak ujë.

Ndërkohë në një tas grini kungujt, karotat dhe domatet. Mund të përdorni renden ose t’i prisni në kubikë sa më të vegjël.

Tek tasi shtoni gjithashtu orizit, mishin e grirë (nëse dëshironi mund të mos e përfshini në recetë), koprën dhe nenexhikun e grirë.

Përziejini mirë me ndihmën e një luge dhe jepini shije mbushjes me kripë dhe piper të zi.

Kur gjethet e rrushit të jenë zbutur, largojini nga zjarri dhe kalojini në një tas tjetër me pak nga uji.

Pasi të jenë ftohur pak merrni një e nga një gjethet e rrushit dhe mbushini me përzierjen që përgatitët.

Mundohuni që t’i mbështillni sa më mirë në mënyrë që gjethet të mos çahen e mbushja të derdhet.

AgroWeb.org tani ju këshillon që japrakët t’i shtroni në një tavë të lyer me vaj ulliri dhe t’i spërkatni sipër po me vaj.

Më pas shtoni ujë nga ai ku ziet gjethet e rrushit derisa të shihni që japrakët janë mbuluar.

Futeni për ta pjekur në furrë të ngrohur në 200 gradë për 30-40 minuta./AgroWeb.org