Revania është një nga ëmbëlsirat tradicionale të Shqipërisë.

Receta e saj është trashëguar brez pas brezi në familje dhe vazhdon e përgatitet plot shije edhe në ditët e sotme.

Kjo ëmbëlsirë ka shumë mënyra përgatitjeje duke nisur nga klasikja me miell gruri e deri tek ajo me miell misri.

AgroWeb.org ju sugjeron që të provoni një tjetër version të kësaj delikatese shqiptare; përgatitjen me niseshte.

Përbërësit

6 vezë

2 gota uji  me sheqer

500g gjalpë

800 gr niseshte

1 paketë pluhur për pjekje

1 paketë vanilje

Përgatitja

Në një tas të madh AgroWeb.org ju këshillon që të hidhni vezët dhe sheqerin.

Rriheni me mikser derisa të keni formuar një krem të plotë dhe me ngjyrë të verdhë shumë të hapur.

Ndërkohë keni vendosur gjalpin që të shkrihet dhe e keni lënë të ftohet që ta keni gati për ta shtuar tek përbërësit e tjerë.

Vazhdoni t’i rrihni vezët me sheqerin në mënyrë që kokrrizat e tij të shkrihen plotësisht kështu brumi i ëmbëlsirës do të dali më i butë.

Tani shtoni gjalpin dhe përsëri përziejeni mirë masën që përbërësit të lidhen plotësisht.

Me ndihmën e një site kaloni niseshtenë tek tasi ndërkohë që e përzieni me rrahësin elektrik.

Në fund mos harroni të shtoni edhe pluhurin e pjekjes dhe vaniljen.

Kur brumi të jetë gati, lyeni mirë një tavë me gjalpë dhe aty kaloni masën e përgatitur.

Përhapeni mirë në mënyrë që brumi të jetë njësoj i trashë, kështu do të piqet në mënyrë të barabartë.

Futeni në furrë të ngrohur më parë me 180 gradë dhe lëreni për 30 minuta.

Për ta provuar nëse është pjekur mund ta shponi me një kunjë dhëmbësh dhe nëse sipërfaqja e saj del e lagësht atëherë ëmbëlsira do edhe pak të piqet.

Pasi të jetë gati nxirreni nga furra dhe pasi të jetë ftohur pak AgroWeb.org ju këshillon që ta largoni nga tava.

Me një thikë kaloni anët e tavës në mënyrë që revania të shkëputet dhe kthejeni në një pjatë të madhe.

Nëse dëshironi mund ta spërkatni me pak sheqer pluhur ose me reçel frutash./AgroWeb.org