Mund të ju ketë ndodhur shpesh që kur doni të përgatisni një recetë nuk i keni të gjithë përbërësit.

Ai që mungon më tepër pas një dite të gjatë duke gatuar mund të themi se është gjalpi duke qenë se përdoret kudo.

Por për çdo problem ka një zgjidhje në kuzhinë, në mënyrë që të mos mbesni asnjëherë pa gatuar një nga ëmbëlsirat më të mira me fruta, në këtë artikull ju tregojmë si të përgatisni kekun me mollë e pa gjalpë.

Gjithashtu kjo mund të jetë një zgjidhje më e shëndetëshme për të gjithë ata që duan të kufizojnë yndyrnat e tepërta.

Përbërësit

650 gr mollë

120 gr miell

2 vezë

100 ml qumësht

50 sheqer

30 ml vaj

16 gr maja për ëmbëlsira

1 lëkurë limoni e grirë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të psini mollët në feta të holla.

Ndërkohë në një enë të thellë hidhni vezët dhe përziejini me një rrahës elektrik duke i shtuar pak nga pak edhe sheqerin.

Kur veza të jetë fryrë dhe sheqeri të jetë shkrirë, shtoni edhe lëkurën e grirë të një limoni.

Gjithnjë duke përzier hidhni po këtu miellin bashkë me majanë për ëmbëlsira.

Në fund shtoni pak nga pak vajin dhe qumështin dhe vazhdoni me përzierjen derisa të përfitoni një masë kremoze e homogjene brumi.

Zgjidhni një tavë me diametër 20 cm, lyejeni me pak vaj dhe sipër spërkasni pak miell.

Hidhni gjysmën e brumit duke e tundur herë pas here në mënyrë që të dalin të gjitha flluskat e ajrit që mund të ketë brumi dhe në mes shtoni disa feta mollë.

Sipas dëshirës këtë sasi mollësh mund ta prisni edhe në kubikë e ti hiqni lëkurën.

Më pas hidhni pjesën tjetër të brumit duke vepruar njësoj dhe vendosini sipër pjesën më të madhe të mollëve që i pretë në feta më parë.

Vendosini ato në formën e një luleje sipër njëra tjetrës derisa të mos keni më.

Ngjeshini ato me një lugë në fund hidhni pak sheqer sipër.

Futeni kekun tuaj të piqet në furrë të parangrohur në temperturën 180 gradë për 40 minuta.

Kur keku të ketë marrë ngjyrë të artë dhe të jetë pjekur brenda mund ta shërbeni të ngrohtë ose ta ruani të mbuluar në mënyrë të të qëndrojë i butë./AgroWeb.org