Sheqeri pluhur është një nga ata përbërës që me siguri e keni parë me dashuri gjatë gjithë jetës dhe sërish mund të mos dini shumë gjëra për të.

Përshembull çfarë përbërje ka, si prodhohet dhe përse përdoret në vend të sheqerit të zakonshëm?

Në fakt është thjesht sheqer i zakonshëm, i përzier dhe i bluar me përbërës të tjerë.

Mund ta keni blerë shpesh në dyqane pa e ditur se përgatitja e tij në shtëpi është më e thjeshtë nga sa mendoni.

Përfitohet nga bluarja e imët e sheqerit me niseshtenë, një përgatitje që AgroWeb.org e shpjegon për ju mëposhtë.

Ndiqni recetën e saktë dhe përgatiten lehtë në shtëpitë tuaja për t’i dhënë më shumë shije çdo ëmbëlsire të zakonshme.

Përbërësit

350 gr sheqer

10 gr niseshte

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju duhet një mikser për bluarjen e mir ëtë dy përbërësve.

Shtoni brenda tij sheqerin, niseshtenë dhe filloni me përzierjen në fuqinë maksimale të mikserit tuaj për 2 minuta.

Ndaloni një moment në mënyrë që thikat e mikserit të ftohen dhe vazhdoni sërish me përzierjen edhe disa minuta të tjera derisa e gjitha masa të kthehet në pluhur.

Do të keni përfituar pluhurin e bardhë karktëristik të sheqerit të cilin e mund ta përdorni menjëherë në receta të ndryshme.

Një mënyrë që ta ruani sa më gjatë sheqerin tuaj pluhur është që tek bluarja në mikser të shtoni 20 gr çokollatë të bardhë.

Në këtë mënyrë sheqeri pluhur nuk do të thithë lagështinë për një kohë të gjatë.

Nëse pas disa javësh përgatitje vini re se është ngurtësuar, mjafton ta hidhni dhe një herë në mikser.

Sigurohuni ta mbani të mbyllur në një kavanoz dhe ta hapni sa herë ju duhet ta përdorni për të përgatitur receta të mrekullueshme.

Mos harroni ta sitni teksa  e hidhni në sipërfaqe të mëdha për një shpërndarje uniforme tek ëmbëlsira juaj./AgroWeb.org