Simitet janë një nga dashuritë e vogla të të gjithë familjes.

Sidomos kur janë të ngrohta e mbajnë aromë të mirë.

Në mes të gjithë recetave të pazakonta që mund të keni dëgjuar e provuar, kjo që do ju sugjerojmë sot është vërtetë e veçantë.

Simite pa miell me siguri nuk keni provuar ende  dhe AgroWeb.org ju mëson se si t’i përgatisni fare lehtë në shtëpitë tuaja.

Do ju duhet jo më shumë se 4 përbërës dhe vetëm gjysmë ore kohë për t’i pasur të ngrohta në tryezë.

Provojini dhe shija e tyre nuk do t’ju zhgënjejë.

Përbërësit

3 vezë

Gjysmë luge çaji uthull molle

3 lugë gjelle majonezë

Kripë

Përgatitja

Për të nsiur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon që të ndani si fillim të verdhat dhe të bardhat e vezëve veç.

Me anë të një rrahësi elektrik përzieni të bardhat e vezëve, shtoni uthullën dhe shumë pak kripë.

Vazhdoni të përzieni derisa të fromohet shkuma e zakonshme e bardhë.

Më pas merrni të verdhat e vezëve, shtoni majonezë dhe përzieni derisa të bashkohen mirë bashkë dhe të kenë krijuar nëj masë kremoze.

Në fund meanë të një spatula bashkoni të verdhat me të bardhat e vezëe dhe përzieni me dorë.

Bëni gati një tavë  mesatare dhe me një garuzhde vendosni aty rreth 6 simite të mëdha që duhet të kenë largësi nga njëra tjetra.

Shtoni erëza sipër sipas dëshorës tuaj dhe futeni të piqet.

Lëreni të piqet në temperaturën 150 gradë për 20-25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë,

Kini kujdes të mos i piqni më shumë nga sa duhet pasi mund t’i prishni.

Shijoini të ngrohta duke i shoqëruar me salca të ndryshme apo me djathë simitet tuaja të veçanta./AgroWeb.org