Nuk ka kohë më të përshtëshme se kjo për të shijuar një pjatë të mirë supe.

Supa në fakt është një gatim që mund dhe duhet të shijohet çdo ditë, pasi është e lehtë dhe përmbledhje e një sërë ushqimesh të shëndetshme.

Gjithashtu ju lejon edhe të përdorni fantazinë mbi përbërësit që doni t’i shtoni brenda.

Në recetën e sotme ju sugjerojmë të provoni supën kremoze me kërpudha të cilën mund ta përgatisni shumë lehtë në shtëpitë tuaja.

Kërpudhat përveçse shumë të shijshme janë dhe një burim i mirë i vitaminës D, përmbajnë antioksidantë, kalium dhe shumë proteina.

Prandaj në një rrugë e dy punë përfitoni shijë të veçantë dhe plot shëndet në të njejtën pjatë.

Mëposhtë ju shpjegojmë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj recete.

Përbërësit

1 kg kërpudha të freskëta

2 qepë mesatare të grira hollë

3 thepinjë hudhët e grirë

1 lugë gjelle trumzë e freskët

429 gr fasule të ziera

900 ml lëng perimesh ose mishi

1 lugë gjelle uthull

Kripë

Piper

Majdanoz

Përgatitja

Si fillim për këtë recetë zgjidhni kërpudha të freskëta që mund t’i gjeni në çdo supërmaket.

Më pas pastrojini ato nga bishti dhe lëkura e sipërme me duar dhe pritini në feta të holla.

Në një tigan të lyer me vaj hidhni kërpudhat e qëruara për tu skuqur deri në 4 minuta.

Vazhdoni edhe disa minuta duke i përzier derisa të shterojë i gjithë lëngu që kërpudhat lëshojnë rreth 15 minuta të tjera.

Më pas hiqini nga tigani dhe lini mënjanë disa kërpudha rreth 3 lugë gjelle për t’i hedhur tek supa më vonë.

Pjesën tjetër të tyre lërini tek tigani dhe shtoniaty pjesën e mbetur të vajit, qepën e grirë hollë, hudhrat e grira, trumzën dhe lërini të skuqen për 5 minuta.

Në fund shtoni fasulet dhe lëngun e perimeve dhe lërini të gjithë përbërësit të ziejnë për 6 minuta të tjera.

Hiqeni tiganin nga zjarri dhe të gjithë supën kalojeni në një mikser dhe përzieni me shpëjtësi.

Kështu do të formohet kremi i supës tuaj, përzieni derisa përbërësit të jenë grirë plotësisht e më pas  hidhni pak uthull, kripë dhe pipër sipas dëshirës.

Shërbejeni në pjata duke shtuar kërpudhat që latë mënjanë më parë dhe pak majdanoz të grirë./AgroWeb.org