Nëse preferoni supat me lëng dhe shumë perime kjo është një recetë që duhet ta provoni patjetër.

Ky miks mund të duket i pazakontë, por do ju pëlqejë që në shijimin e parë.

Supa me panxhar dhe miks perimesh shoqërohet me një përbërës të veçantë që është salca e kosit.

Provjeni ta gatuani edhe ju në shtëpinë tuaj dhe shijoni një shije të vjetër të traditave të Ballkanit.

Përbërësit

2 panxharë të qëruar

3 lugë gjelle uthull molle

2 lugë gjelle vaj

1 qepë

2 karota

2 litra ujë

Çerek lakre të bardhë

100 gr thjerrëza

3 patate mesatare

2 lugë gjelle salcë domatesh

2 lugë gjelle salcë kosi

2 lugë gjelle kopër e grirë e freskët

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb ju këshillon të qëroni dhe të grini hollë të gjithë perimet.

Më pas në një enë shtoni panxharin dhe uthullën e mollës dhe vendosini të skuqen në një tigan në zjarr të ukët.

Skuqini përreth 15 minuta derisa të zbuten, ndërkohë në një tigan të lyer me vaj shtoni veçamas qepët e grira që të skuqen.

Lërini aty për 2 minuta, shtoni karotat dhe përzieni mirë derisa të zbuten.

I gjithë ky proces do të zgjasë rreth 10 minuta.

Ndërkohë në një tenxhere vendosni ujin të zieje, shtoni thejrrëzat dhe lakrën.

Gatuajini për 10 minuta dhe më pas shtoni edhe patatet për 10 minuta të tjera.

Tek tenxherja shtoni panxharin me karotat bashkë me qepën dhe spërkatini me pak kripë e piper.

Në fund tek ky tigan shtoni slacën e domateve dhe përzieni derisa perimet të zbuten për 10 minuta.

Pasi supa të jetë gati shërbejeni të ngrohtë me pak salcë kosi në mes dhe koper./AgroWeb.org