Finoku është një perime sa e vjetër aq edhe e re në kuzhinën Shqiptare.

Megjithëse është kultivuar gjithnjë, fletët  e kësaj bime aromatike vetëm vitet e fundit po përdoren masivisht.

Nëse e keni provuar, atëherë e keni  parasysh shijen e freskët e të veçantë që finoku i jep gatimeve tuaja.

Në recetën e sotëme AgroWeb.org ju këshillon që të provoni një mënyrë të re të gatimit të finokut, atë të pjekur në tavë.

Ndiqeni mëposhtë mënyrën e shpjetë të përgatitjes së kësaj recete me shije të mrekullueshme.

Përbërësit

1 kg finokë të pastruar

500 ml krem beshamel

150 gr mish i grirë

200 gr djathë kaçkavall

30 gr bukë e thekur e grirë

50 gr djathë kaçkavall i grirë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon që të pastroni dhe lani finokët.

Prijini ata në feta të holla e të mëdha rreth 1 cm ose pak me të holla.

Pasi të keni mbatuar këtë proçes, vendosini të gjitha këto feta në një enë të thellë të mbushur me ujë dhe kripë.

Lërini aty për 10 minuta e më pas nxirrini dhe thajini me anë të një letre ose nape.

Teksa fetët e finokut thahet, vazhdoni me përgatitjen e përbërësve të tjerë.

Si fillim në një tigan skuqni mishin e grirë përreth 10 minuta, derisa të fillojë të marrë ngjyrë.

Më pas përgatisni kremin beshamel të cilin mund ta ndiqni si përgatitet duke klikuar këtu.

Kur kremi të jetë gati zgjidhni një tavë katrore rreth 25 cm dhe shtroni me lugë pak nga kremi beshamelit.

Sipër shtoni me dorë pak bukë të thekur të grirë hollë dhe disa feta finok nëpër të gjithë sipërfaqen.

Shtoni shërish sipër pak salcë beshamel, pak djathë kaçkavall të grirë të grirë dhe pak nga mishi i grirë që skuqët më parë.

Në fund shtoni fetët e djathit kaçkavall të prera hollë nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës.

Shtroni sërish sipër pak salcë beshamel, buke të grirë, fetët e finokut dhe mishin e grirë bashkë me djathrat sipas rradhës.

Bëni të paktën dy shtresa me finokë sipas rradhës së shpjeguar mësipër.

Në fund shtroni pak fonikë nës eju kanë mbetur dhe mbulojeni tavën me djathë dhe bukë të grirë.

Futeni në furrë të ngrohtë dhe piqeni në temperaturën 180 gradë për 30 – 35 minuta.

Kontrollojeni deris atë marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe.

Pasi tava të jetë gati, nxirreni nga furra, lëreni të ftohet paksa dhe mund ta shërbeni sipas dëshirës shoqëruar me pjata mishi./AgroWeb.org