Nëse ju përqejnë recetat e shpejta e të shijshme që mund t’i përgatisni vetë në shtëpi, kjo është perfektja për ju.

Tavat e pjekura në furrë me djathë njihen për shijen e tyre të mirë dhe e tillë është dhe receta që në do t’ju rekomandojmë sot.

Fasule kremoze, petët e pjekura dhe djathi i shkrirë do ju mbajnë të ngopur gjatë dhe mjaft të ngrohtë përgjatë ditëve të dimrit.

Mësoni shkurt mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj recete interesante.

Përbërësit

453 gr fasule

Gjysmë qepe

5 petë të pjekura

128 gr salcë domatesh

400 gr djathë kaçkavall i grirë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete AgroWeb.org ju këshillon të ndizni furrën në tempëraturën 190 gradë.

Përgatisni një tavë qelqi dhe lyejeni me pak gjalpë dhe miell.

Ndërkohë grini hollë qepën dhe vendosni fasulet e ziera në mikser.

Përziejini në mënyrë që të formoni një masë kremoze dhe vendosni një tenxhere në zjarr.

Lyejeni me pak vaj dhe skuqni fillimisht qepët dhe bashkoni më pas kremin e fasuleve.

Përzieni mirë derisa të formohet një masë homogjene dhe qepët të skuqen.

Shtroni petën e pjekur tek tava, dhe përhapni një lugë nga kremi i fasuleve nëpër të gjithë sipërfaqen.

Për petët mund të përdorni të njejtat që përdoren për të përgatitur piadinat e famshme Italiane.

Vazhdoni duke shtuar një lugë salcë domatesh dhe përhapeni sërish duke shtuar edhe pak djathë kaçkavall.

Mbulojeni tavën tuaj me një tjetër petë dhe përsërisni mbushjen që bërë më parë.

Në fund shtoni pak salcë, dhe djathë kackavall dhe futeni të piqet në furrë të ngohtë.

Lëreni tavën në temperaturën 190 gradë për 10-20 minuta derisa të marrë ngjyrë të artë.

Kur të jetë gati nxirreni nga furra, lëreni të ftohet paksa dhe shërbejeni në copa të vogla./AgroWeb.org