Receta që do ju sugjerojmë sot në AgroWeb.org është nga ato që nuk mund ta hiqni nga mendja shumë lehtë.

Si çdo recetë tjertër në tavë që mbush shtëpinë me aromë dhe tryezën me shije.

Bëhet fjalët për një mënyrë të veçantë të përgatitjes së orizit në tavë, duke shtuar si përbërës special domatet dhe djathin.

Vërtetë interesante për tu provuar dhe shumë e lehtë për tu gatuar ju sugjerojmë që të ndiqni hap pas hapi të gjitha këshillat si mëposhtë.

Përbërësit

400 gr oriz

400 gr salcë domatesh

350 gr djathë kaçkavall

200 gr domate

80 gr djathë i girirë kaçkavall

Gjysmë qepe

Lëng mishi ose ujë

Borzilok

Vaj ulliri

Thërrime buke të thekur

Përgatitja

Vendosni një tigan të thellë në zjarr dhe skuqni qepën e grirë me pak vaj ulliri derisa të fillojë të zbutet.

Sapo qepa të jetë gati, hidhni tek tigani orizin dhe lëreni të skuqet në zjarr të lartë për disa minuta.

Shtoni salcën e domateve dhe ulni pak nxehtësinë e zjarrit duke përzier vazhdimisht.

Pak nga pak hidhni edhe pak ujë ose lëng mishi tek tigani juaj, jo më shumë se një gotë në mënyrë që orizi të jetë pak i ujshëm e të ziejë.

Në fillim hidhni gjysmë gotë lëng duke përzier derisa orizi ta përthithë të gjithin dhe pastaj hidhni pjesën tjetër.

Sipas dëshirës mund të shtoni edhe pak kripë duke marrë parasysh se lëngu i mishit mund të ketë kripë vetë dhe djathi që do të përdorni më pas gjithashtu do të jetë i kripur.

Kur orizi të jetë zier, girijini brenda pak borzilok dhe hidhini djathin e grirë kaçkavall për më shumë shije.

Kini parasysh që orizin duket ta lini pak të qullët duke qenë se do ta fusni në furrë të piqet.

Zgjidhni një tavë pjekje mesatare dhe hidhni në të gjysmën e orizit, shtrojeni atë mirë nëpër të gjithë sipërfaqen e tavës dhe shtroni me kujdes fetët e djathit kaçkavall që keni përzgjedhur për këtë recetë.

Më pas hidhni gjysmën tjetër të orizit duke e përhapur nëpër tavë dhe në fund shtroni fetët e domateve sipër shtrësës së fundit të orizit.

Sipas dëshirës mund të shtoni pak djathë të grirë kaçkavall bashkë me thërrimet e bukës së thekur sipër domateve për më shumë shije.

Futeni tavën të piqet në temperaturën 180-190 ngradë për 20 minuta dhe kur të jetë gati lëreni të ftohet 10 minuta para se të mund ta servirni./AgroWeb.org