Sot AgroWeb.org ju sugjeron të provoni një recetë vërtetë të thjeshtë, të bërë në mënyrë klasike, me perime dhe salcë domatesh.

Nëse preferoni ju mund t’i shërbeni thjerrëzat e ziera si pjatë e dytë apo gjatë vaktit të mbrëmjes.

Ndiqni më poshtë këtë recetë mjaft të shijshme dhe përgatiteni atë për të dashurit tuaj.

Përbërësit

500 g thjerëza

1 l salcë domatesh

Vaj ulliri për shije

1 karotë

1 kërcell selinoje

½ qepë e artë

1 thelpi hudhër

3 gjethe dafine

Rozmarinë dhe sherebelë për shije

Kripë dhe piper i zi për shije

Përgatitja

Për të përgatitur thjerrëzat e ziera, filloni me qërimin e karrotave dhe prerjen e tyre në kubikë prej rreth 4 mm.

Vazhdoni njëjtë edhe për selinon dhe qepën e cila duhet grirë sa më hollë.

Hidhni pak vaj në një tenxhere dhe shtoni perimet e grira dhe një thelpi hudhër.

Skuqni lehtë për 5-7 minuta, derisa perimet të zbuten.

Hidhni në tenxhere thjerrëzat e lara paraprakisht nën ujë të rrjedhshëm.

Bashkoni bimët aromatike në një tufë, lidhini mirë dhe vendosini edhe ato në tenxhere.

Shtoni salcën e domateve e më pas mbushni enën me ujë, derisa thjerrëzat të mbulohen.

Për këtë do t’ju duhen rreth 300 ml ujë.

Trazojeni dhe kaurdiseni për 45-60 min në zjarr të ulët.

Gjatë kësaj kohe duhet t’i përzieni herë pas here dhe të shtoni më shumë ujë nëse është e nevojshme.

Pas 45 minutash, provoni thjerrëzat për të kontrolluar shijen e tyre dhe për të vlerësuar nëse duhet të vazhdoni me gatimin.

Në fund shtoni pak kripë dhe piper, hiqni tufën me bimët aromatike dhe thelpin e hudhrës.

Shërbejini thjerrëzat të ngrohta ose të vakëta, duke shtuar sipas shijes rozmarinë dhe piper.

Këshilla

Zakonisht zierja e thjerrzave zgjat 20 minuta më shumë nga sa tregohet në paketim, por kjo varet edhe nga varieteti që përdorni./AgroWeb.org