Ëmbëlsirat janë një nga shoqërueset më të shijshme të gëzimeve familjare.

Kur ato përgatiten në shtëpi marrin një kuptim krejt tjetër, pasi janë përgatitur me dashuri.  AgroWeb.org ju tregon një recetë fare të thejshtë të cilën mund ta përgatisë kushdo.

Keku i shkrifët dhe perfekt me miell misri, aroma e freskët e limonit dhe disa përbërës sekret të cilët i japinj një butësi mahnitëse tortës suaj.

Ndiqni me kujdes hapat e shkurtër të shpjeguar mëposhtë dhe provojeni këtë ëmbëlsi unike.

Përbërësit:

3 kokrra vezë

170 gr sheqer

150 gr kos

100 ml vaj

lëkura e 1 limoni

180 gr miell misri

100 gr niseshte patate

vanilje

1 pako pluhur pjekës

sheqer pluhur

Përgatitija:

Në një tas fillimisht rrahim vezët  me sheqerin deri sa vezët të zbardhen dhe të rrisim volumin.

Shtojmë kosin, lëkurën e limonit, vajin dhe vazhdojmë përziejmë duke shtuar në të miellin e misrit, niseshten, vaniljen dhe pluhur pjekës, i përziejmë mirë me tel dore, transferojmë burmin në një tavë me decimetër në furrën e parangrohur në temperaturë 180 gradë Celsius për 35-40 minuta.

E nxjerrim nga furra duke e lënë të ftohet. Pasi të jetë ftohur mund të pudrosim me sheqer pluhur./AgroWeb.org