Mishi i pulës është një nga ushqimet më të mira për shëndetin sepse është i pasur në proteinë.

Ai rekomandohet të konsumohet rregullisht, sidomos nëse doni të ruani një peshë të rregullt.

Jo më kot mishi i pulës është gjihtmonë prezent nëpër dieta.

AgroWeb.org ju tregon tre receta shumë të lehta pikërisht për t’i përdorur nëse dëshironi që të hiqni disa kilogramë.

Por kini kujdes, pasi edhe shoqëruesit e këtyre recetave duhet të jenë të shëndetshëm.

Pra përdorni orizin kaf apo atë të zi, perimet e ziera në avull apo të pjekura të furrës, sallata me perime te freskëta.

Receta e Parë: Pulë e Pjekur me Piper të Kuq

Përbërësit

1kg Pulë e prerë në copa

Vaj ulliri

1 lugë çaji me piper të kuq

2 qepë

Kripë

Përgatitja

Nisni duke marinuar pulën me piperin e kuq dhe kripë.

Lëreni në një tas të mbuluar me qese kuzhine për 30 minuta.

Ndërkohë në një tigan skuqni lehtë qepën me vaj ulliri.

Shtoni aty më pas copat e pulës dhe skuqini nga të dyja anët për 15 minuta.

Kalojeni që të gjithë masën në një tavë dhe piqeni në furrë me 200 gradë.

Pas 20 minutash pula do të jetë gati dhe mund ta shoqëroni me oriz kaf.

Receta e Dytë: Pulë e Pjekur me Kos

Përbërësit

1 kg pulë e prerë në copa

1 gotë kos

Gjysmë lugë gjelle me lëng limoni

Kripë

Piper i kuq dhe i zi

2 lugë gjelle vaj ulliri

Përgatitja

Në një tas të madh përzieni kosin, lëngun e limonit, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.

Rriheni me telin e kuzhinës derisa të formoni një salcë.

Fusni aty copat e pulës që keni prerë dhe përzjejini.

Lëreni pulën që të marinohet për 30 minuta.

Merrni një tavë dhe aty hidhni pulën me gjithë salcën e kosit.

Futeni për ta pjekur në furrë të ngrohur me 200 gradë.

Lëreni të piqet për 40 minuta ose derisa mishit ë jetë zbutur.

Receta e Tretë: Pulë me Lëng Portokalli

Përbërësit

2 lugë gjelle me vaj ulliri

3 qepë

1 gotë me ujë

1 pulë e plotë e prerë në copa

2 speca

Kripë dhe piper

1 gotë me lëng portokalli

Përgatitja

Vendosni një tigan në zjarr dhe aty ngrohni vajin.

Skuqni qepët e grira derisa të jenë zbutur.

Shtoni thelat e mishit dhe skuqini nga të dyja anët.

Hidhni specat e grirë dhe skuqini dhe ato.

Tani jepini shije duke shtuar kripën dhe piperin.

Kur thelat e mishit të kenë marrë pak ngjyrë shtoni gjysmë gotë uji.

Kur të thahet shtoni lëngun e portokallit dhe pjesën tjetër të ujit.

Mishi duhet të jetë zbutur dhe do ketë një shije shumë të mirë./AgroWeb.org