Trumza, kjo bimë mesdhetare shumë aromatike i përket familjes Lamiaceae, ku përfshihet edhe nenexhiku.

E përkryer për t’u rritur si në kopësht ashtu edhe në ballkon, ajo pasuron ushqimet me aromën e saj karakteristike por edhe trupin tuaj me vlera të pazëvendesueshme.

Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me vlerat që i fal organizmit dhe mënyrat e përdormit në kuzhinë.

Vetitë e trumzës

E quajtur ndryshe edhe Thymus vulgaris, është një bimë me degë të me gjethe jeshile në gri, ndërsa lulja e saj ka një ngjyrë karakteristike rozë në lejla.

Ajo përmban shumë lëndë ushqyese si: beta-karoteni dhe vajra esencialë që kanë funksione antioksiduese.

Gjithashtu është e pasur edhe me disa vitamina, veçanërisht ato të grupit B, por edhe vitaminë C, E dhe K.

Bima siguron një nivel të lartë të kripërave minerale kryesisht kalcium, hekur, fosfor dhe magnez, të dobishme për kockat dhe sistemin nervor.

Gjithashtu interesant është niveli i lartë fibrave dhe proteinave.

Përfitimet

Falë lëndëve ushqyese, trumza ka disa përfitime për trupin tonë.

Në veçanti, vaji esencial i saj përdoret për trajtimin e kollës së vazhdueshme dhe bronkitit.

Falë antioksidantëve që përmban edhe nëse konsumohet si bimë, trumëza ndihmon për trajtimin e bronkitit, faringjitit, nazofaringjitit dhe sinusitit.

Për më tepër, ka funksion mbrojtës për fytin dhe kordat vokale.

Trumëza është në gjendje të ndihmojë mëlçinë në procesin e eliminimit të kolesterolit.

Është e dobishme në trajtimin e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, falë veprimit antibacterial.

Si një antimikrobik, është në gjendje të luftojë puçrrat, aknet dhe inflamacionet e lëkurës.

Gjithashtu përmirëson rrahjet e zemrës, duke ndihmuar në normalizimin e presionit të gjakut.

Si rritet

Trumza është një bimë mjaft e lehtë për t’u rritur, si në ballkon ashtu edhe në kopsht.

Ajo preferon mjedise të ngrohta, pothuajse të thata dhe tokë me gurë e cila nuk e ruan lagështinë.

Koha më e mirë për ta mbjellë është pranvera.

Kërkon ujitje të shpeshtë kur është shumë e re, dhe pasi arrin madhësinë mesatare, ujitet vetëm kur toka është shumë e thatë.

Nuk rritet mirë në mot të ftohtë dhe me ngrica.

Si të përdorni në gatim

Trumza është një barishte aromatike shumë e gjithanshme, e cila shkon shumë me lloje të ndryshme pjatash.

Një nga përdorimet më të zakonshme është tek peshku i gatuar në furrë ose në tigan, të cilit i jep aromën unike.

Shpesh përdoret edhe për të aromatizuar patatet e pjekura, së bashku me rozmarinën.

Kjo bimë është gjithashtu shkëlqyer edhe për lloje të ndryshme mishi.

Ideale për aromatizimin e sallatave, pjatave me bazë bishtajash, perimeve verore si domatet, kungujve të njomë, patëllxhanëve dhe specave.

Aroma e saj mund të pasurojë pasurojë salcat e ndryshme.

Dhe nëse shtoni pak trumzë në një sallatë frutash të freskët, ajo do t’i japë ëmbëlsirës një shije të veçantë.

Si të përgatisni çajin e trumzës

Një çaj bimor shumë i dobishëm në rast se keni kollë, problemeve bronkiale, gëlbazë, por edhe për stimulimin e sistemit tretës.

Për të përgatitur çajin e trumzës mund të përdorni si lulet ashtu edhe gjethet e thara.

Për ta përgatitue vendosni 2 gram gjethe në 200 ml ujë të vluar, lëreni të ziejë për rreth dhjetë minuta. Kullojeni dhe shoqërojeni me pak mjaltë./AgroWeb.org