Në shumicën e kohës, vaji me të cilin ato gatuajnë vihet në përdorim edhe në disa herë të tjera.

Megjithatë ripërdorimi i të njëjtit vaj për disa herë përbën një rrezik shëndetësor.

Ripërdorimi i këtyre vajrave varet nga lloji, temperatura dhe kohëzgjatja e përdorimit.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, çdo herë që vaji ngrohet, molekulat e yndyrnave shpërbëhen ndjeshëm duke arritur kufirin e nxehtësisë ose të djegies.

Ky kufi nënkupton temperaturën kur vaji nis të digjet dhe të lëshojë një erë të keqe.

Në çdo përdorim të të njëjtit vaj ky kufi ulet ndjeshëm dhe aroma e vajit bëhet e padurueshme.

Në këtë pikë, substanca të dëmshme çlirohen jo vetëm në ajër por edhe në ushqimin që po gatuhet.

Kështu vijmë në çështjen e mënyrës dhe kohës së duhur të hedhjes së vajit të përdorur.

Mënyrat e Duhura Për Hedhjen e Vajit. 

Përpara se t’ju tregojmë për këto mënyra, është e rëndësishme që të dini se përpara hedhjes së vajit të siguroheni që ai nuk është i nxehtë.

Mënyra më e thjeshtë e eliminimit të sigurtë të vajit është që ta hidhni në një enë qelqi ose plastike dhe më pas ta hidhni në plehra.

Një mënyrë tjetër është që enën e qelqit ose të plastikës ta fusni në ngrirje për 24 orë dhe më pas ta hidhni në plehra.

Shpesh amvisat zgjedhin ta hedhin vajin direkt në lavaman të kuzhinës ose në banjë.

Kjo është e gabuar, sepse sipas ekspertëve, vaji do të bllokojë tubat dhe bllokimi do të vazhdojë edhe nëse e pastroni lavamanin me ujë të nxehtë e sapun.

Vaji i përdorur nuk duhet të hidhet rreth bimëve në kopësht apo në saksi sepse do të ndikojë për keq tek ato.

Kur Duhet Të Ndërroni Vajin Në Gatim

Sipas informacionev të AgroWeb.org, vaji është mirë të përdoret vetëm një herë, megjithatë ai mund të përdoret deri në dy herë maksimumi.

Nëse vaji krijon shkumë, mjegullohet apo ka një aromë dhe shije të çuditshme hidheni menjëherë.

Nëse nuk keni mundësi të ndërroni vajin me një të ri, atëherë kullojeni me një napë për të hequr çdo mbetje ushqimore.

Vajin duhet ta ruani në një kavanoz qelqi të mbyllur mirë dhe ta mbani në frigorifer.

Vajrat e ndryshëm nuk duhen përzier me njëri tjetrin.

Ushqimet nuk duhen skuqur në një temperaturë më të lartë se 190 gradë C.

Por edhe nëse vaji ka një paraqitje jo problematike, ai mund të durojë në frigorifer jo më shumë se një muaj.

Vajrat më të përdorur në Shqipëri janë vaji i ullirit, i misrit dhe lulediellit.

Por me i shëndetshmi është vaji i ullirit, për skuqje deri 170 gradë./AgroWeb.org