Vezë me Kos – Super Mëngjesi për Organizëm të Shëndetshëm

4.4k 0

Një mënyrë fantastike për të shijuar vezët dhe për të kënaqur nepsin dhe oreksin që në mëngjes duke i ofruar organizmit energji dhe pozitivitet.

Receta që AgroWeb.org sjell më poshtë është pak ndryshe nga mënyra e zakonshme e përgatitjes së vezëve.

Ajo shoqërohet me kos, gjalpë të freskët të tretur, e pasuruar me hudhër e piper të kuq pluhur gjithashtu.

Përgatitja e Vezëve me Kos dhe Gjalpë 

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 1 person)

  • 2 kokrra vezë
  • 1 gotë me kos
  • 1 thelpi hudhër
  • 1 lugë gjelle gjalpë i freskët fshati
  • Pak piper i kuq pluhur

Përgatitja

AgroWeb.org ju udhëzon të vendosni një tenxhere me ujë e kripë në zjarr.

Në momentin kur uji nis të vlojë shumë, thyejini vezët dhe hidhini në tenxheren me ujë që po vlon.

Pas 3 minutash vezët janë gati për t’u hequr nga zjerja në ujë.

Nëse i preferoni më të zjera atëherë lërini edhe dy minuta më shumë.

Ndërkohë, hidhni gjalpin në një tigan dhe vendoseni në zjarr të shkrijë, shtoni aty hudhrën e shtypur, piperin e kuq pluhur dhe largojeni nga zjarri.

Vezët e ziera në ujë largojini përmes një lugë-kullorëse dhe vendosini në një pjatë të thellë.

Mbulojini vezët me kos dhe sipër spërkatini me gjalpin e ngrohtë të shkrirë dhe është gati për t’u konsumuar.

Veza përçon shumë energji për organizmin.

Veza tretet lehtë, falë enzimave natyrale që gjenden në të bardhën e saj.

Nga të dhënat e AgroWeb.org, konsumimi i vezëve forcon sistemin imunitar dhe kjo është shumë e rëndësishme për të qenë të mbrojtur nga shumë sëmundje.

Shumica e njerëzve në ditët e sotme kanë pamjaftueshmëri proteinash dhe yndyrnash cilësore.

Vezët janë të tejmbushura si me proteina ashtu edhe me yndyrna të mira.

Konsumi i dy ose tre vezëve organike në ditë do të pakësonte ndjeshëm gjasat e shfaqjes së sëmundjeve të rrezikshme./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.