Qepët e njoma dhe preshi janë një burim i mirë i prebiotikëve, shumë të dobishme për mikrobiomën e sistemit tretës dhe gjithashtu mund të ndihmojnë në parandalimin e krijimit të tumroeve.

Nga ana tjetër vezët përmbajnë shumë proteina dhe janë një burim i mirë i vitaminës A, hekurit dhe selenit .

Prandaj kombinimi i tyre në këtë recetë mbart plot vlera ushqyese për shëndetin tuaj.

AgroWeb.org iu fton të provoni ta përgatisni vetë këtë recetë duke ndjekur hapat e mëposhtëm.

Përbërësit:

1 presh

1 e 1/2 lugë vaj ulliri

2 qepë të njoma

8 kokrra vezë

1/3 filxhan qumësht

1/4 filxhan barishte të freskëta, të copëtuara (të tilla si kopër, majdanoz etj)

3/4 lugë çaji kripë

1/2 lugë çaji piper i zi

1/3 filxhan djathë i copëtuar

Përgatitja:

Hapi i parë

Fillimisht ngroheni furrën në 180 ° C. Vazhdoni më pas duke shpëlarë preshin dhe qepët me ujë të ftohtë, për të hequr çdo papastërti. Nëse është nevoja mund të qëroni disa nga shtresat për t’u siguruar rreth pastërtisë së tyre.

Me anë të një pecete thani preshin dhe priteni për së gjati. Më pas prisni secilën nga gjysmat në copa me madhësi rreth 3-4 cm.

Thani gjithashtu edhe qepët e njoma e më pas pritini në formë rrethore.

Në një tigan me nxehtësi mesatare ngrohni vajin. Shtoni në të copat preshit dhe qepët. Gatuajini ato të mbuluara, derisa të fillojnë të skuqen. Lërini 8 deri në 10 minuta dhe hiqini nga nxehtësia.

Transferojeni me kujdes në një pjatë.

Hapi i dytë

Në një enë bashkoni vezët, qumështin, bimët e freskëta, kripën dhe piperin.

Hapi i tretë

Përzierjen e vezëve shtojeni më pas në tigan dhe gatuajeni duke e trazuar për 1 minutë.

Hiqeni nga nxehtësia dhe në një enë për pjekje shtoni përzierjen e vezëve dhe sipër saj shtoni përzierjen e preshit dhe të qepëve. Në fund shtoni përsipër djathin.

Vendoseni enën në furrë për t’u pjekur rreth 10 deri në 12 minuta.

Pasi ta keni nxjerrë nga furra, me anë të një spatule përpiquni ta largoni nga ena ku ndodhet dhe shërbejeni në një pjatë të ndarë në katër pjesë.