Zëvendësoni Konsumin e Kripës me Këto Receta Natyrale

830 0

Konsumi i tepruar i kripës është përgjegjës për shumë sëmundje kardiovaskulare, tensionin e lartë të gjakut, ngushtimin e enëve të gjakut e të tjerë.

E vërteta është se njeriu mund të kalojë në një mbidozë kripe dhe kjo është më e rrezikshme se duhani apo mbipesha.

A mund ta zëvëndësoni kripën me diçka tjetër? A mund të hiqni dorë prej saj?

Më poshtë do të zbuloni disa mënyra se si mund të hiqni dorë më lehtë prej kripës, duke e zëvendësuar me erëza të tjera të cilat ndezin qiellzën në mënyrë më të shëndetshme se kripa.

Si mund të zëvendësohet kripa?

Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton të mësoheni me shijen e erëzave që janë më aromatike dhe padyshim më të shëndetshme.

Më poshtë do të gjeni disa receta nga AgroWeb.org për përgatitjen dhe ruajtjen e këtyre përzierjeve të shëndetshme që mund t’i përdorni në gatim.

Receta e parë

Çerek filxhani me majdanoz të tharë

Çerek filxhani me trumzë të thatë

2 lugë me nenexhik të thatë

Bluajini ose grijini së bashku të gjithë përbërësit dhe pluhurin ruajeni në një kavanoz qelqi

Receta e dytë

2 lugë me borzilok të thatë

Dy lugë gjelle me nenexhik të thatë

Dy lugë gjelle me majdanoz të thatë

Dy lugë gjelle me trumzë të thatë

Një lugë me barishte qepësh

Një lugë me rozmarinë të thatë

Një lugë me qepë pluhur

Përziejini në një mikser të gjithë përbërësit dhe ruajini në një kavanoz qelqi.

Receta e tretë

Në këtë rast barishtet ruhen në tufa.

Lidhini në një tufë dafinën, sherebelën, majdanozin, nenexhikun, koprën, rozmarinën e të tjerë. Kombinojini në tufa sipas dëshirës.

Receta e katërt

1 lugë çaji me trumzë

Gjysëm luge me rigon ose brozilok

Çerek luge me sherebelë

Përziejini të gjitha erëzat së bashku në një kavanoz qelqi.

Receta e pestë

30 gramë arrëmyshk

30 gramë fara karafili

60 gramë piper

30 gramë gjethe dafine

90 gramë borzilok

90 gramë trumzë

15 gramë lëkurë limoni

2 thelpinj hudhër

Grijini në mikser të gjithë përbërësit dhe ruajini në një enë qelqi.

Këto alternative janë më të shëndetshme se kripa, por edhe me të shijshme.

Me kalimin e kohës, kripës nuk do ia ndieni mungesën./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.