Regjimi ushqimor është një nga temat më të diskutuara përsa i përket gatimit, por edhe shëndetit.

Të gjitha këto janë të lidhura ngushtë me njëra tjetërn dhe bëjnë atë që quhet përditshmëria dhe furnizimi i organizmit me energji.

Këshillat për to janë gjithashtu një burim i madh diskutimi ndaj në këtë artikull nga AgroWeb.org do të rendisim 3 nga mitet më të njohura të ushqimit.

Teksa i lexoni mbani në mendje se zgjedhjet e shëndetshme janë ato që i shkojnë përshtat organizmit tuaj dhe ju bëjnë të ndiheni në formë.

Pesha ulet kur ulen kaloritë

Llogaritja e kalorive është një nga kapat kyç të uljes së peshës dhe kjo është e vërtetë, por jo gjithçka.

Tek pesha jo e duhur e një personi mund të ndikojnë shumë faktorë si të brendëshëm ashtu dhe të jashtëm.

Këtu futen problemet me hormonet, medikamentet e ndryshme që mund të merrni, sëmundjet si tiroidet apo problemet me tretjen.

Në raste të tilla edhe në mbani një dietë me kalori strikte me gjasë nuk do të arrini rezultatet e dëshiruara.

Kaloritë nga ana tjetër janë të nevojshme për trupin pasi janë burimi i energjisë që trupi merr nga ushqimet për të funksionuar në mënyrë të shëndetshme.

Kështu që para se të mbani dieta strikte mos hiqni dorë nga ushqimi, sigurohuni që të merrni të gjithë ushqyesit e duhur, konsultohuni me një dietolog dhe përshtatjuni trupit tuaj.

Ushqimet me yndyrë nuk janë të shëndetshme

Ky është një tjetër pohim që me siguri e keni dëgjuar shpesh, por në disa raste edhe mund të evitohet.

Jo të gjitha ushqimet me yndyrë janë të dëmshme edhe nëse përmbajnë një sasi të lartë të saj.

Yndyra e mirë është e nevojshme për trupin në mënyrë që të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme.

Sipas ekspertëve dietat me 0 yndyrë apo me shumë pak yndyrë shpesh lidhen me probleme të metabolizmit.

Një trup me nivele shumë të ulëta yndyre në gjak ka më shumë mundësi të jetë rezistent ndaj insulinës dhe triglicerideve.

Yndyra e mirë është e nevojshme edhe për të humbur në peshë.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës

Kjo e vërtetë qëndron sidomos për më të vegjëlit, por jo domosdoshmërisht edhe për të rriturit.

Sipas studimeve të cilat i referohet AgroËeb, ngrënia e mëngjesit në një orë më të vonë të ditës osë ngrënia e drekët pak më herë se zakonisht mund t’ju sjellë disa benefite.

Së pari do të humbisni kilogramë më lehtë pasi trupi juaj do të djegë më shpejt kaloritë e marra gjatë ditës se mëparshme.

Gjithashtu do të keni më shumë lehtësi në konstollin e sheqerit në gjak dhe do të ulni rrezikun e sëmundjeve dhe inflamacionit.

Megjithatë edhe kjo mënyrë duhet të shihet në varësi të regjimit tuaj ushqimore.

Mund edhe të zgjidhni të konsumoni mëngjes dhe darkë në një orë më të hershme të ditës e më pas ta lini trupi tuaj të pastrohet duke tretur kaloritë.

Mbani në mendje që këto metoda janë të këshillueshme vetëm për të rriturit, pasi fëmijët dhe adoleshëntët sugjerohen të konsumojnë të treja vaktet në mënyrë që të marrin energji e të zhvillohen./AgroWeb.org