Hudhra ofron një sërë vlerash dhe përfitimesh të mëdha për shëndetin e njeriut.

Ndonëse vendi ynë nuk eksporton hudhër, shumë fermerë nga veriu në jug mbjellin sasi të vogla të hudhrës, qoftë për përdorim personal apo edhe për t’i shitur në treg.

Përpos paraqitjes, hudhrat shqiptare mund të jenë më të vogla nga përmasat, por shumë herë më të pasura në vlera.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni për 4 të mirat që hudhra i ofron njeriut.

Përmirëson Imunitetin

Studimet klinike kanë treguar se hudhra shkatërron qelizat e dëmshme.

Një studim i kryer në Shteteve të Bashkuara zbuloi se gratë që hanë rregullisht hudhër, fruta dhe perime janë 35% më pak të rrezikuara nga tumoret e sistemit tretës.

Kundër Inflamacionit

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org, konfirmojnë se vaji esencial i hudhrës lufton inflamacionin.

Nëse vuani nga inflamacioni apo dhimbja e kyçeve apo muskujve, mjafton t’i fërkoni ato me këtë vaj dhe do të vëreni përmirësim.

Shëndeti I Zemrës

Studimet mbi rolin e hudhrës në uljen e kolesterolit vazhdojnë akoma.

Të dhënat janë premtuese thonë ekspertët, sipas të cilëve hudhra mund të ketë ndikim pozitiv në zgjerimin e enëve të gjakut dhe uljen e tensionit të gjakut.

Ekspertët rekomandojnë konsumin e 4 gramë hudhre në ditë (1 thelb hudhër) për të ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Por kujdes duhet të kenë personat me tension të ulët pasi hudhra mund të ndikojë në uljen e tepërt të tensionit.

Lexoni këtu rastet kur duhet dhe nuk duhet konsumuar hudhra.

Flokët Dhe Lëkura

Hudhra është e pasur me antioksidantë dhe është efikase kundër baktereve.

Ajo pastron lëkurën prej tyre dhe zgjidh problemin e akneve.

Gjithsesi AgroWeb.org, ju këshillon të konsultoheni me dermatologun tuaj.

Hudhra është gjithashtu efikase kundër mykut, sidomos në zonën e këmbëve.

Vlerat e hudhrës përvetësohen më mirë nëse ajo konsumohet e freskët dhe jo e gatuar.

Megjithatë, nëse duhet ta gatuani sigurohuni që ajo të mos i nënshtrohet një temperature më të lartë se 60 gradë.

Temperaturat e larta shkatërrojnë alicinën, substancën që jep nivelin maksimal të përfitimeve të hudhrës. /AgroWeb.org