5 Mënyrat Më Të Mira Për Të Trajtuar Këmbët e Thata

8 0

Lëkura e thatë në këmbët tuaja mund të shkaktojë një sërë problemesh, si kruarje apo çarje, të cilat do të dëshironit t’i shmangnit me çdo kusht.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me 5 mënyra efikase për të trajtuar apo parandaluar këtë problem në mënyrën më të mirë.

Hidratojini

Kur lagështia në lëkurën tuaj ikën, kjo mund të shkaktojë kruajtje të bezdisshme.

Gjithashtu mund të bëjë që lëkura juaj të plasaritet, duke krijuar plagë të dhimbshme që kërkojnë kohë për t’u shëruar.

Asgjë nuk e lehtëson situatën sa një krem hidratues për këmbët.

Zgjidhni kremrat e markave me reputacion dhe me vlerësime të mira dhe aplikojeni atë sa më shpesh të mundeni.

Aplikoni kremin dhe vishni çorape gjatë natës

Kjo metodë bën me të vërtetë një ndryshim të madh.

Për të maksimizuar efektet e kremit për këmbët tuaja, pasi të pastroni fillimisht këmbën dhe ta aplikoni atë në lëkurë, vishni çorape dhe flini me to.

Pas disa ditësh mund të shihni që këmbët tuaja të thata do të transformohen krejtësisht.

Përpiquni të mos vishni sandale gjatë

Një tjetër mënyrë e shkëlqyer për të luftuar këmbët e thata në verë është të vishni atlete të lehta dhe të holla dhe jo sandale.

Kështu do të mbroni lëkurën tuaj duke parandaluar tharjen e saj.

Shmangni pastruesit e fortë

Është e vërtetë që pastruesit e fortë që shërbejnë për të larguar lëkurën e vdekur mund të heqin lëkurën e thatë.

Edhe pse mund të funksionojnë për momentin, ato nuk japin të njëjtin efekt kur i përdorni për një kohë të gjatë.

Edhe në këtë rast një krem hidratues do të bëjë më së miri këtë punë.

Shmangni sapunët me shumë kimikate

Kimikatet në shumë sapunë modernë mund ta thajnë lëkurën tuaj edhe më shumë.

Prandaj zgjidhni një që i përshtatet llojit të lëlurës tuaj. /AgroWeb.org