Flluskat që krijohen në lëkurën e këmbëve, mund të ndikojnë dhe t’ju pengojnë në ecje apo në kryerjen e ndonjë aktiviteti sportiv dhe askush nuk është imun ndaj kësaj.

Për t’ju ndihmuar të përballeni dhe të shmangni dhimbjen, AgroWeb.org jep për ju disa sugjerime të cilat mund të jenë shumë të vlefshme.

Zgjidhni këpucët e duhura

Këpucët që nuk janë të ngushta dhe kanë hapësirë të mjaftueshme për gishtërinjtë tuaj, kanë shancet më të ulta të shkaktojë flluska në lëkurën tuaj.

Ato janë gjithashtu të përshtatshme edhe në parandalimin e deformimit të gishtërinjëve.

Zgjidhni çorapet e përshtatshme

Çorapet e prodhuara me një përzierje poliesteri dhe najloni, janë pikërisht ajo që mund t’ju ndihmojnë në parandalimin e flluskave.

Shmangni çorapet e pambukut, pasi pambuku ruan lagështinë, gjë e cila acaron lëkurën tuaj.

Kur këmbët e djersitura fërkohen vazhdimisht me këpucët tuaja, mundësitë e shfaqjes së flluskave rriten edhe më tepër.

Përdorni një zbutës

Çdo lloj fërkimi rreth këmbëve dhe gishtërinjëve mund të shkaktojë fllusa në to.

Pra, reduktimi i fërkimit është një pikë kryesore në parandalimin e flluskave.

Zbutësi është plotësisht i papërshkueshëm nga uji dhe djersa, është i lehtë për t’u aplikuar në të gjithë trupin përfshirë këtu edhe këmbët tuaja.

Pudra

Një tjetër produkt klasik për parandalimin e flluskave është pudra. Mbajtja e këmbëve sa më të thata ndihmon në parandalimin e fërkimit, duke thithur çdo lagështi në gishtat e këmbëve dhe thembrat tuaja.

Pudra e përbërë me niseshte misri, ju ndihmon të keni këmbë të thata dhe të buta, por edhe në kontrollimin e erës së keqe të këmbëve.

Gjithçka që duhet të bëni është të spërkasni pak pudër tek këmbët tuaja.

Leukoplastët prej silikoni

Për të parandaluar formimin e flluskave, por për edhe trajtimin e tyre, ju mund të përdorni disa lloje leukoplasësh prej silikoni.

Ato mund të mbahen për në një kohë të gjatë dhe nuk do të prishen edhe nëse bëni stërvitje apo laheni.

Kripa

Zhytja e këmbëve (ose e gjithë trupit) në një vaskë apo legen me kripë, të krijuar për relaksimin e muskujve, mund të ndihmojë edhe në trajtimin e flluskave falë përmbajtjes së magnezit.

Magnezi është një komponent kyç në trajtimin e flluskave, pasi pastron plagët dhe thanë zonën e prekur. / AgroWeb.org