Të humbasësh në peshë është gjithnjë një mission i mundimshëm, por jo i pamundur.

Ndër pjesët më sfiduese për ta bërë këtë është fytyra për të cilën do të flasim dhe në këtë artikull.

Me disa këshilla të thjeshta në vetëm 8 hapa ju do të mund të arrini të humbisni peshë, apo të largoni dhjamin nga një zonë e caktuar e fytyrës.

Bëni ushtrime për fytyrën

Ushtrimi i ftytyrës mund të mos jetë shumë i njohur, por është një metodë shumë efikase për të aktivizuar muskujt në këtë zonë.

Disa nga ushtrimet më të njohura janë ngritja me duar e faqeve apo tërhqeja e fytyrës kur jeni shtrirë.

Këto lëvizje të njëoasnjëshme do të ndihmojnë që muskujt e mollzave apo nofullës tuaj të qëndrojnë të tërhequr e për rrjedhojë ju do të dukeni më të dobët.

Nëse e masazhoni fytyrën dy herë në ditë për disa minuta për 8 javë do të shikoni rezultate të mahnitëshme.

Bëni vrap

Nuk ka rëndësi në mëngjes apo ne mbrëmje apo koha  e stërgjatur e këtij aktiviteti, mjafton të mbani trupin në lëvizje.

Vrapi dhe ushtrimet aerobike apo kërcimi do ju ndihmojnë të humbisni në peshë dhe gjaku do të qarkullojë më mirë.

Mundohuni të kryeni 150-300 minuta ushtrime apo vrap në javë që janë 20-40 minuta aktivitet çdo ditë.

Në këtë mënyrë do të mund të keni një fytyrë më të hollë e më elastike.

Pini më shumë ujë

Uji është një nga të mirat më të mëdha që mund t’i dhuroni organizmit sidomos nëse po humbisni në peshë.

Nëse konsumoni shumë ujë gjatë ditës do të ndiheni më të ngopur e për rrjedhojë do të humbisni në peshë.

Gjithashtu lëkura juaj do të jetë më e hidratuar dhe elastike.

Mos konsumoni alkol

Një nga këshillat e para kur humbisni në peshë është kufizimi i sheqerit apo pijeve alkolike.

Alkoli përmban shumë kalori dhe shumë pak vlera ushqyese ndaj ju shton shumë në peshë.

Sa më pak të konsumoni aq më e hollë do të jetë fytyra juaj.

Mos konsumoni karbohidrate

Karbohidratet si biskotat, makaronat apo ushqime të tjera të përpunuara të brumit shtojnë rrezikun e obezitetit dhe rritjes në peshë.

Prandaj mbajini ato sa më larg në mënyrë që të keni fytyrë dhe trup më të dobët

Kujdes me gjumin

Gjumi ju ndihmon në humbjen e peshës në përgjithësi, por edhe në humbjen e dhjamit rreth fytyrës.

Mungesa e tij rrit nivelet e kortisolit në trup dhe homoneve të stresit të cilat vijnë me një listë efektesh anësore duke përfshirë edhe shtimin në peshë.

Reduktoni kripën

Kripa e tëpërt ju bën që trupi të akumulojë më shumë ujë brenda tij dhe të ndiheni gjithnjë më të fryrë e të shëndoshë.

Eleminoni ushqimet e procesuara si një nga mënyrat më efektive për të hequr kripën dhe peshën e tepërt nga trupi juaj.

Konsumoni më shumë fibër

Një nga këshillat më të vlefshme për të humbur në peshë është konsumimi i ushqimeve që përmbajnë fibër.

Fibra ju mban të ngopur më gjatë dhe ju do të mund të kontrolloni peshën tuaj.

Ato i gjeni tek bishtajorët, drithrat, frutat dhe perimet./AgroWeb.org