1.2k 0

A Është e Sigurtë për Shëndetin Ruajtja e Kanaçeve të Hapura në Frigorifer?

Të gjithë e bëjmë. Lëmë një kanaçe të hapur në frigorifer, harrojmë prej sa ditësh dhe më pas pyesim veten :a pihet/hahet vallë tani?

Kur vjen puna tek ushqimet e paketuara në kanaçe, ruajtja e tyre në frigorifer pas hapjes kërkon kujdes.

Sipas autoriteteve amerikane të sigurisë ushqimore, ruajtja në frigorifer e ushqimeve të mbetura në kanaçe është plotësisht e sigurtë, por ruajtja e tyre në paketime qelqi ose plastike e ruan më shumë cilësinë e ushqimit dhe aromën e tij.

A Është e Sigurtë Për Shëndetin Ruajtja e Kanaçes Së Hapur Në Frigorifer?

Duke qenë se ekspozimi ndaj oksigjenit rrit praninë e baktereve dhe mikroorganizmave në ajër, ekspertët rekomandojnë që çdo kanaçe e hapur që ruhet në frigorifer duhet të mbyllet mirë dhe të izolohet sepse disa prej këtyre mikroorganizmave të sëmurin.

Shqetësimi tjetër për ushqimet dhe pijet në kanaçe është se përmbajtja e tyre.

Shtresa e brendshme e kanaçes besohet si imiton estrogjenin dhe ka lidhje me zhvillimin dhe avancimin e kancerit në trup.

Si Të Ruhet Freskia e Ushqimit Apo Pijes Në Kanaçe?

Jetëgjatësia në frigorifer varet plotësisht nga lloji i ushqimit.

Ushqimet e përqendruara siç është qumështi i kondensuar, janë të sigurta për konsum edhe në një kohë më të gjatë se ushqimet e tjera siç mund të jetë për shembull lëngu i pulës.

Djathi në paketim të tillë prishet më shpejt se fasulet e zeza që paketohen me metal. Këto të fundit meqë ra fjala zgjasin më shumë kur ruhen në frigorifer.

Sidoqoftë, ekspertët këshillojnë njëzëri që nuk duhet të ruani ushqimin në kanaçe të hapur në frigorifer.

Më mirë transferojeni atë në një enë qelqi apo plastike dhe mbylleni me kapak që të ruani cilësinë e ushqimit.

Por ruajtja e këtyre ushqimeve nuk duhet të jetë shqetësimi më i madh.

Ushqimet në paketime të tilla vijnë me një sasi shqetësuese të kripës, substancave artificiale që janë të dëmshme jo vetëm për shëndetin por edhe për mjedisin./AgroWeb.org