A Përmbajnë Të Gjithë Tiganët Teflon– Çfarë Ofron Tregu?

21 0

Enët e gatimit që nuk ngjisin janë një domosdoshmëri për këdo që nuk dëshiron të kalojë kohën duke pastruar ushqimin e djegur. Shumë pyesin nëse këto tiganë kaq efikasë përmbajnë Teflon, një lloj materiali toksik për të cilin mund të lexoni më shumë duke klikuar këtu.

Në këtë artikull, AgroWeb.org hedh një vështrim rreth të vërtetës për enët me teflon dhe për ato që nuk përmbajnë, por edhe disa këshilla për kujdesin ndaj tiganëve që nuk ngjisin.

E vërteta rreth Teflonit

Vitet e fundit debatet rreth efekteve anësore negative që mund të vijnë nga përdorimi i Teflonit kanë qenë të forta.

E vërteta është se asgjë nuk mund të konsiderohet 100% e sigurt, por duhet të dini se në disa raste përfitimet tejkalojnë çdo dëm të mundshëm që mund të merrni nga përdorimi një produkti të caktuar.

Mënyra më e mirë për të ditur nëse enët e gatimit që nuk ngjisin janë të veshura me PTFE (teflon) është duke lexuar etiketën e paketimit.

Nëse thotë Teflon, atëherë ju e dini që tigani ka PTFE dhe është i lloji që nuk ngjit.

Por nëse nuk thotë asgjë ose thjesht pretendon se është “jo ngjitës”, atëherë me shumë mundësi materiali ëshë prej qeramike ose gize.

Enët e gatimit që nuk ngjisin, si giza dhe qeramika, priren të jenë më të shëndetshme se enët e gatimit e veshura Teflon.

Ato janë më të qëndrueshme dhe më pak të ndjeshme ndaj gërvishtjeve ose çarjeve.

Por kur bëhet fjalë për gatimin e shpejtë të ushqimit duke përdorur nxehtësi të lartë, qeramika ose giza nuk kanë efikasitetin e një tigani me cilësi të mirë që nuk ngjit.

Si përfundim, sot në treg mund të gjeni shumë lloje të ndryshme enësh gatimi që nuk ngjisin.

Ndonëse tiganët prej qeramike dhe gize nuk do të konsumohen me kalimin e kohës siç bëjnë ato Teflon, mund të jenë më të sigurt për gatim.

Çfarë ofron tregu?

Nëse po kërkoni një tigan për pjekjen e mishit apo perimeve prej gize, nga kërkimi ynë mund të zgjidhni mes këtyre alternativave.

Tigan Black Smith Grill Pan 27 cm

Ky tigan ka material prej gize nuk ngjit dhe ruan temperaturën e njëtrajtëshme.

Është vetëm 27 cm dhe mund ta përdorni për të gatuar peshkun , mishin apo perimet.

Doreza e tij ergonomike nuk lejon që nxehtësia të depërtojë në pjesën e jashtme teksa gatuani dhe është mjaft ekonomik.

Tigan për skuqje Stone Legend Pro

Kjo formë padyshim është një nga më të përdorurat në kuzhinën tuaj. Ky tigan është i përshtatshëm për të skuqur, gatuar me avull ose për të përgatitur salca të ndryshme.

Ka veshje që përbëhet nga grimca të vërteta guri dhe mund të gatiuani edhe pa vaj pasi nuk ngjit.

Në treg mund ta gjeni me 3 përmasa të ndryshme (24, 28, 14 cm), mund të përdoret në të gjitha llojet e sobave, madje edhe në furrë, pasi ka dorezë çelik-inox që qëndron e freskët mbi sobë.

Tigan Grandchef Fi 24cm celik/jongjites

I shkëlqyer për të gatuar në furrë apo sobë, përbëhet nga materiali i çelikut, nuk ngjit dhe ofron një dorezë ergonomike që nuk ngrohet.

Këtë tigan mund ta përdorni në të gjitha llojet e sobave elektrike, me gaz, vitro-qeramike dhe induksion.

4 mënyra që tigani juaj jo-ngjitës të mos konsumohet

Edhe pse mund të mos kenë nevojë për shumë mirëmbajtje, ka disa gabime që duhet t’i shmangni si dhe disa gjëra që duhet të keni parasysh nëse dëshironi që tiganët të qëndrojnë si të rinj.

  • Mbajini të thatë

Kur nuk përdoren, tiganët duhet të qëndrojnë të thatë, në mënyrë që të mos zhvillojnë njolla ndryshku.

  • Mos i mbinxehni

Nuk po themi se nuk duhet të përdorni kurrë nxehtësi të lartë kur gatuani me këto lloj tiganësh, por nuk duhet ta bëni zakon. Pasi me kalimin e kohës mund të dëmtohen.

  • Përdorni enë jo metalike

Enët metalike mund të gërvishtin sipërfaqen jo ngjitëse të tiganit, gjë që e bën atë të konsumohet më shpejt se normalisht.

  • Përdorni ujë të ngrohtëose të nxehtë për t’i pastruar

Përdorimi i kimikateve ose materialeve gërryese do ta konsumojë tiganin tuaj me kalimin e kohës, prandaj përdorni vetëm ujë të ngrohtëose të nxehtë ose ndonjë larës të butë enësh. /AgroWeb.org