Dhoma e gjumit është një oaz qetësie pas një dite të lodhshme.

Gjumi është thelbësor për mirëqenien së bashku me të ushqyerin e shëndetshëm dhe aktivitetin fizik.

Një nga arsyet përse gjumi mund  të ndërpritet është temperatura e dhomës së gjumit.

Besojeni ose jo, mënyra më e mirë për një gjumë të ëmbël, është të flini në një dhomë të freskët.

Ekspertët thonë se temperatura optimale për një gjumë të mirë është 15 deri në 19 gradë.  Nëse temperatura është më e lartë apo më e ulët se kaq, atëherë do t’ju dalë gjumi.

Arsyet Përse Duhet Të Flini Në Një Dhomë Të Freskët

Do të flini më shpejt

Një dhomë e freskët ju ndihmon të flini më shpejt.

Nëse dhoma është shumë e ngrohtë apo shumë e ftohtë, trupi juaj do të shpenzojë energji për të rregulluar temperaturën.

Në këtë mënyrë ju do të rrotulloheni në krevat dhe nuk do të gjeni rehat.

Do të ndiheni më mirë

Fjetja në një dhomë të freskët e ndihmon trupin të çlirojë melatoninën, një hormone thelbësor kundër plakjes.

Do të ndiheni më të dobët

Besojeni ose jo, fjetja në një dhomë të freskët ju ndihmon të digjni më shumë kalori.

Në këtë mënyrë do të shmangni rrezikun e sëmundjeve të metabolizmit siç është diabeti.

Gjumë të pandërprerë

Nëse keni vështirësi gjatë fjetjes atëherë duhet të flini në një dhomë të freskët që të hapni sytë vetëm në mëngjes.

Do të zgjoheni plot gjallëri

Kur bëni një gjumë të mirë në një dhomë të freskët, në mëngjes do të zgjoheni plot gjallëri dhe energji.

Një dhomë e ngrohtë ju drobit dhe vështirëson zgjimi.

Mënyrat Për Të Freskuar Dhomën

Përdorni një freskuese që rrotullohet për të qarkulluar ajrin.

Mbani dritaren pakëz të hapur edhe gjatë dimrit.

Mbani perdet dhe grilat të mbyllura gjatë ditës.

Flini me më pak rroba.

Mbani ujë me akull pranë komodinës në krevat.

Përdorni çarçafë pambuku që e ndihmojnë lëkurën të marrë frymë.

Lyejeni dhomën me  ngjyra qetësuese siç është e bardha, e kaltra, jeshilja.

Ngjyrat e kuqe dhe portokalli duhen shmangur në dhomën e gjumit./AgroWeb.org