Bima Që Ju Siguron Flokë Të Fortë Dhe Pa Zbokth

27 0

Mështekna shtatbardhë e maleve të Shqipërisë bën një punë të mrekullueshme për natyrën dhe për njeriun.

Përveç se të qenit një monument natyre, ajo konsiderohet një nga llojet më të lashta të pemëve në të gjithë botën. Mështekna ka aftësinë ta pastrojë tokën e ta bëjë të përshtatshme për çdo bimë tjetër.

Gjethet e mështeknës janë të pasura me vitaminë C, saponië, flavonoidë dhe taninë ndërkohë që lëvorja e pemës përmban acid betulinik, një nga përbërësit më aktivë kundër inflamacionit.

Rrëshira e pemës është një burim i pasur kaliumi, magnezi, kalciumi, zinku, hekuri, fosfori, vitamine C dhe thiamine.

Si Të Përdorni Gjethet e Mështeknës Kundër Zbokthit Dhe Rënies Së Flokëve

Ekspertët thonë se gjethet e mështeknës përbëjnë një trajtim natyral efikas kundër rënies së flokëve dhe zbokthit.

Ata rekomandojnë shpëlarjen e flokut me lëngun e gjetheve.

Merrni një grusht me gjethe mështekne dhe hidhini në një litër ujë të nxehtë për të paktën 20 minuta.

Filtrojeni lëngun dhe më të shpëlajeni flokun duke u përqendruar si fillim tek pjesa e skalpit dhe më pas tek rrënjët.

Lëngu i gjetheve përdoret edhe në kompresa kundër dhimbjes së kyçeve dhe irritimit të lëkurës.

Përdorime Të Tjera Të Gjetheve Të Mështeknës

Gjethet e mështeknës mund t’i përdorni edhe për përgatitjen e çajit kundër infeksioneve urinare por edhe për vaj natyral që përdoret kundër reumatizmës.

Çaji i Gjetheve të Mështeknës

Mblidhini gjethet kur janë të freskëta dhe në ngjyrë të çelët jeshile.

  • Përdorni nga 5 gjethe për çdo filxhan ujë
  • Hidhini gjethet në një filxhan me ujë të valuar dhe lërini të qëndrojnë për deri 10 minuta.
  • Nëse vuani nga infeksionet urinare apo akumulimi i lëngjeve në organizëm ju mund të pini tre deri në katër gota nga ky çaj

Vaji Esencial i Gjetheve të Mështeknës

  • Mbushni një kavanoz me gjethe të freskëta dhe shtoni vaj bajamesh ose vaj ulliri ekstra të virgjër.
  • Mbulojeni kavanozin me nja napë dhe vendoseni në një vend të ndriçuar.
  • Mbajeni aty për një muaj dhe përzijeni rregullisht.
  • Pas një muaji kullojeni vajin dhe vendoseni në një enë tjetër për disa ditë, përpara se ta hidhni në shishet përkatëse.
  •  Shishet ruajini në një vend të freskët.
  • Vajin mund ta përdorni kundër dhimbjeve muskulare, reumatizmës, celulitit dhe ekzemës.
  • Vaji duhet përdorur vetëm për masazh të zonës së inflamuar apo të dhimbjes dhe jo për të gjithë trupin/Agroweb.org