Çaji me LuleRradhiqe – Zbuloni Efektet Speciale

1.2k 0

Lulerradhiqja përmban më shumë karoten se karota dhe është një burim i madh i vitaminave dhe mineraleve të ndryshme.

Pjesët e gjelbra të lulerradhiqes mund të përdoren në sallata, ndërsa vetë lulja thahet dhe përdoret për përgatitjen e çajit.

Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm natyral. Lulerradhiqet japin 58% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës C.

Lulerradhiqet janë ndoshta burimet më të pasura të vitaminës K duke ofruar 650% të dozës së rekomanduar ditore. Vitamina K luan një rol të rëndësishëm në forcimin e kockave.

Luleradhiqja ka veti natyrore diuretike. Çaji i saj ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat, përmirëson shëndetin e veshkave dhe të sistemit të pastrimit të organizmit.

Çaji i lulerradhiqes gjithashtu lehtëson problemet e tretjes dhe shërben si minimizues i rrezikut nga gurët në veshka.

Për më tepër ky çaj bimor shërben për aftësimimin e organizmit për të nxjerrë nga trupi grumbullimet e dëmshme të rërës apo gurëve.

Çaji i lulerradhiqes funksionon si rregullues i niveleve të kolesterolit në gjak dhe në këtë mënyrë zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Tensioni i lartë i gjakut dhe nivelet e larta të kolesterolit janë shkaqet kryesore të problemeve të zemrës.

Nëse vuani nga lodhja e tejzgjatur atëherë kjo e fundit mund të jetë një nga shenjat e para të çrregullimeve në mëlçi. Çaji i lulerradhiqes përmirëson funksionin e mëlçisë dhe lehtëson lirimin e toksinave nga trupi.

Vetitë e saj antioksidante zvogëlojnë rrezikun nga formimi dhe përhapja e qelizave të dëmshme në trup.

Ky çaj gjithashtu rregullon procesin e tretjes dhe lehtëson problemet me këtë sistem.

Në këtë mënyrë çaji i lulerradhiqes përdoret për humbjen natyrale të peshës pasi lehtëson djegien e kalorive.

Çaji i lulerradhiqes ofron një burim të mirë të hekurit, vitaminave dhe proteinave.

Hekuri është një pjesë e rëndësishme e rruazave të kuqe të gjakut, ndërsa vitaminat dhe proteinat janë jetësore për prodhimin e tyre.

Çaji i lulerradhiqes gjithashtu ka funksion të mirë për qetësimin e problemeve të lëkurës.

Ky çaj ka ndikim antimikrobial dhe antiviral dhe lëkurës i kthen një shkëlqim natyral dhe butësi.

Si të përgatisni çajin e lulerradhiqes

Një filxhan me çajin e lulerradhiqes në ditë është e këshillueshme për të përfituar nga vlerat e kësaj bime.

Vendosni lulerradhiqet, lulet dhe gjethet e thata ose të freskëta, në një çajnik.

Hidhni ujë dhe vendoseni çajnikun në zjarr. Për një filxhan kafeje me bimë, ju nevojiten 2 filxhanë çaji me ujë.

Çajin mund ta bëni të fortë duke hedhur më pak ujë, ose më të lehtë duke hedhur më shumë ujë.

Sapo uji të nisë të ziejë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet për pak minuta. Më pas kullojeni dhe hidheni në filxhan.

Mund ta pini të ngrohtë ose të ftohtë. Disa njerëz preferojnë të shtojnë pak sheqer, por edhe mjalti është një zgjidhje ideale./AgroWeb.org