1.5k 0

Çajrat Bimorë – Cilët na Ndihmojnë të Kemi një Imunitet të Fortë

Ndërsa çdo ditë dëgjojmë se duhet të kemi kujdes që të zbatojmë me përpikëri këshillat e higjenës për shkak të përhapjes së gripit dhe koronavirusit, në anën tjetër duhet të kemi një sistem imunitar shumë të fortë.

Koha që po jetojmë na bën gjithmonë të jemi në kërkim të produkteve të cilat jo vetëm janë të domosdoshëm, por ndihmojnë edhe në rritjen e energjisë si edhe forcimin e sistemit imunitar.

Përveç një diete të mirë ushqimore, për të pasur një shëndet të mirë në ndihmë na vijnë çajrat, apo edhe erëzat e ndryshme të marra nga majat e maleve Shqiptare.

Madje ekspertet këshillojnë se konsumimi i çajrave nuk ju lënë asnjë herë në baltë kur bëhet fjalë për imunitetin.

Ndaj mos u kurseni në konsumin ditor të tyre!

Një filxhan me shëndet dhe aroma

Nëse jeni në kërkim të produkteve 100% bimore, të pasura me antioksidantë dhe vitamina të shumta, në ndihmë ju vinë produktet e Bumi.al.

AgroWeb vëzhgoi nga afër produktet e Bumi.al të vendosura në pikat e ndryshme të supermaketeve.

Do të gjeni një larmi të gjerë të produkteve,si erëza, fara bimore, fruta pylli të egra etj, që pikërisht çelësin e suksesit e kanë tek cilësia e tyre.

Çdo ditë e më shumë po ndërgjegjësohemi për rolin e të ashtuquajturve “super ushqime” që gjenden në majat e maleve dhe që tashmë  tregu shqiptar i ofron.

Kush nuk ka dëgjuar për vetitë kuruese të çajit të sherebeles, i cili konsiderohet edhe si mbreteresha e shëndetit.

Të mbledhura në zonat e malore të Përmetit, ky çaj ndihmon në mbrojtjen e të gjithë organizmin, si edhe lufton inflamacionin.

Apo edhe për super vetitë të çajin të boronicës, të goliku, të kamomilit, të aronias apo edhe shumë shumë të tjerë.

Aroniat parandalojnë akumulimin e shëndetit të tepërt në pjesën e barkut, gjithashtu ndihmojnë në përmirësimin e nivelit të kolesterolit në trup. Foto: Bumi.al

Një gamë e gjerë e çajrave të mbledhura në majat mbi 1000 m të maleve shqiptare, për të sjell tek konsumatori cilësinë e garantuar.

Në shkrimet e shumta të AgroWeb vazhdimisht kemi folur për rëndësinë e çajrave, si edhe për efektet qetësuse që ato i japin trupit tonë, dhe nëse ato shoqërohen edhe me pak mjalt, limoni, apo edhe xhenxhefili grirë, i japin edhe më shumë vlerë.

Ekspertët theksojne se, trupi ynë është tempulli ynë dhe nëse kujdesemi për të do ndihemi më mirë.

Shëndeti i mirë është një shenjë e kujdesit tonë për trupin dhe me çajrat e duhur kjo gjë bëhet edhe më e lehtë./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.