Toksiciteti i vitaminës D ose i quajtur ndryshe hipervitaminoza D, është një gjendje e rrallë por potencialisht serioze që ndodh kur keni sasi të tepërt të vitaminës D në trup.

Kjo dukuri shëndetësore zakonisht shkaktohet nga doza të mëdha të suplementeve të vitaminës D dhe jo nga ushqimi ose ekspozimi në diell.

Kjo sepse trupi juaj rregullon sasinë e vitaminës D të prodhuar nga ekspozimi në diell, madje edhe ushqimet e pasura me vitaminë D nuk përmbajnë sasi të mëdha të saj.

Pasoja kryesore e dozave të larta të vitaminës D është grumbullimi i kalciumit në gjakun tuaj, e cila mund të shkaktojë të përziera, të vjella, dobësi dhe urinim të shpeshtë.

Doza të larta të vitaminës D mund të shkaktojnë dhimbje të kockave dhe probleme të veshkave, të tilla si formimi i gurëve.

Trajtimi përfshin ndalimin e marrjes së vitaminës D dhe kufizimin e kalciumit dietik.

Mjeku juaj mund të përshkruajë gjithashtu lëngje dhe medikamente intravenoze, të tilla si kortikosteroide ose bisfosfonate.

Megjithatë doza të larta të saj ndonjëherë përdoren për të trajtuar probleme mjekësore si mungesa e vitaminës D, por kjo bëhet vetëm nën kujdesin e mjekut për një afat të caktuar kohor.

Nivelet e gjakut duhet të monitorohen në rast se dikush po merr doza të larta të vitaminës D.

Sa Vitaminë D Duhet Të Marrë Një i Rritur?

Në përgjithësi, një i rritur duhet të konsumojë për rreth 15 mikrogramë në ditë.

Të moshuarit mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojë për rreth 20 mikrogramë në ditë.

Kini kujdes! Është mirë të flisni me mjekun tuaj para se të merrni shtesa vitaminash dhe mineralesh.

Duke qenë se një regjim i mirë ushqimor ndihmon në përthithjen e vitaminave nga trupi dhe nuk rrezikoni ta teproni.

AgroWeb.org ju sugjeron të konsumoni produkte të cilat përmbajnë vitaminë D të tilla si: qumësht, djathë, të verdhë veze, drithëra, salmon dhe peshk ton.

Por mbi të gjitha, përpiquni të merrni sa më shumë rreze dielli, pasi ato janë burimi kryesor për marrjen e kësaj vitamine./AgroWeb.org