Thembrat e çara mund të shkaktojnënjë sërë problemesh në jetën e përditshme.

E këto duke filluar që nga vështirësitë në ecje, dhimbjet e këmbëve e aspekti estetik sidomos gjatë verës.

Eliminimi i plotë i tyre gjitaahtu shpesh është një problem më vete.

Në shumë raste ju duhet ndihmë e specializuar nga nje mjek dermatolog apo nga estetistja juaj.

Gjithsesi para se të arrini aty AgroWeb.org ju këshillon të provoni një kurë shumë efikase e natyrale.

Të gjithë mund ta përgatisni e ta përdorni pasi përbërësit me siguri i keni në shtëpi.

Vetitë zbutëse të vajit të ullirit dhe mjaltit janë shumë të njohura tashmë ndaj përfitoni sa më shumë nga to.

Çfarë ju duhet

1 limon

Ujë

Një grusht oriz i bluar (mund ta bluani disa minuta në mikser)

3 lugë gjelle mjaltë

1 lugë gjelle vaj ulliri

Uthull molle

Përgatitja

Si fillim zhysni këmbët në ujë të ngrohtë me limon në mënyrë që t’i pastroni ato tërësisht nga lëkura e vdekur.

Mbajini në atë mënyrë përreth 30 minuta derisa lëkura juaj të fillojë të zbutet e pastrohet vetë.

Më pas përzieni pluhurin e bluar të orizit bashkë me mjaltin dhe pak uthull molle, derisa të formohet pasta me të cilën do të fërkoni këmbët.
Në fund mos harroni të shtoni edhe një lugë vaj ulliri.

Merrni pak në duar dhe filloni të bëni masazh në pjesën problematike tuajën, në këtë pikë mund të përdorni edhe një gur pastrues për këmbët teksa i keni lyer ato me këtë pastë.

Bëjeni këtë për disa minuta me rradhë e më pas shpëlajini këmbët dhe lërini në ujë të vakët për 10 minuta të tjera.

Më pas nxirrini nga uji, thajini me kujdes dhe lyejeni me vaj ulliri.

Sipër mbështillini me një qese plastike mund të përdorni qese plstike kuzhine dhe futini sërish në ujë të ngrohtë për 20 minuta të tjera e më pas hiqni këmbët nga uji bashkë me qeset dhe lyeni përsëri këmbët me vaj ulliri.

Bëjeni këtë të paktën një herë në javë dhe do të përfitoni thembra të buta në shumë pak kohë.

Gjithashtu lyejini këmbët me vaj ulliri sa herë që të dilni nga dushi dhe çdo darkë kur shtriheni për të fjetur. /AgroWeb.org