Regjimet ushqimore me bazë bimore kanë përjetuar një kthim të lavdishëm së fundmi, falë vlerave të shumta për shëndetin dhe organizmin.

Regjime të tilla, siç është ai Mesdhetar, janë – sipas ekspertëve të AgroWeb.org – thelbësore për jetëgjatësinë.

Nga ana tjetër, ushqyerja me bazë shtazore njihet si një shkaktare e shumë problemeve shëndetësore ku përfshihen:

  • Sëmundjet e zemrës
  • Ishemia
  • Tromboza,
  • Diabeti i tipit 2
  • Tumoret

Studime të shumta,  siç është ky të cilit i referohet AgroWeb.org,

thonë se njerëzit që ushqehen kryesisht me proteina shtazore, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga sëmundjet kronike.

Sipas tyre, konsumi i lartë i mishit dhe nënprodukteve të tij, rrit në gjak sasinë e amino acideve sulfurike të cilat rrisin fort rrezikun e këtyre sëmundjeve.

Autorët e studimit këshillojnë zbatimin e një regjimi ushqimor me bazë bimore për pakësimin e rreziqeve të tilla.

Përveç amino acideve shtazore, të dyja regjimet kanë një dallim thelbësor.

Ndryshimi Mes Yndyrnave Bimore Dhe Shtazore

Ushqimet me bazë bimore dhe ato shtazore kanë ushqyes të ndryshme.

Burimet bimore të yndyrnave mono-të-pangopura dhe polio-të-pangopura janë të pasura me vitamina, polifenolë të nevojshëm për zemrën.

Burimet shtazore si mishi, vezët dhe produktet e bylmetit përmbajnë nivele të larta të yndyrnave të ngopura dhe kolesterolit.

Të dyja këto njihen si shkaktarë  të sëmundjeve të zemrës.

Më Shumë Bimë, Më Pak Mish Për Një Shëndet Afatgjatë

Një regjim ushqimor me bazë bimore është alternativa më e mirë për një jetë të shëndetshme e të gjatë.

Një regjim i tillë përfshin: fruta, perime, drithëra të plota, barishte, zarzavate, bishtajore, fara, arrorë.

Të kuptohemi drejt, një regjim i tillë nuk konsiderohet vegjetarian por synon që të krijojë një balancë ushqimore në favor të bimëve dhe jo të proteinave të mishit.

Përveç mineraleve dhe vitaminave, ushqimet me bazë bimore ofrojnë edhe shumë fibër, e cila është e nevojshme për shëndetin e sistemit tretës.

Këto ushqyes ndihmojnë edhe në uljen e rrezikut të shumë llojeve të sëmundjes së kancerit, por edhe shmangin shfaqjen e depresionit tek të rinjtë dhe mosha e tretë./AgroWeb.org