Hudhra ka një vend të pazëvëndësueshëm në traditën shqiptare të kulinarisë por edhe në mjekësinë popullore.

Hudhra fitoi një popullaritet të vecantë gjatë pandemisë, sidomos në mesin e skeptikëve dhe atyre që besojnë se pandemia e COVID-19 është thjesht një konspiracion.

Shqiptarët kanë shumë besim tek hudhra dhe aftësitë e saj anti-bakteriale.

Ekspertët paralajmërojnë se konsumi i një ose dy thelbinjve hudhër të pagatuar forcon sistemin imunitar dhe e bën më të aftë të luftojë të ftohurën por edhe gripin.

Ndonëse kjo aftësi nuk vlen në rastin e virusit të ri COVID-19, hudhra është mirë të konsumohet sepse është një ushqim shumë i mirë dhe i shëndetshëm për organizmin.

Ajo mund të përfshihet në shumë gatime të ndryshme por sekreti i ruajtjes së vlerave të saj qëndron tek prerja e hudhrës.

Cila Është Mënyra Më e Mirë Për Të Prerë Hudhrën?

Mënyra më e mirë për prerjen e hudhrës sipas ekspertëve është që ta shtypni hudhrën me një thikë duke e shtyrë atë fort me pëllëmbën e dorës.

Hudhra do të çahet dhe cipa e hollë do të plasaritet duke u pastruar më lehtë.

Pas kërcitjes që pëson hudhra, prini bishtat dhe nëse doni hudhrën mund ta përdorni ashtu ose ta prisni akoma më hollë.

A Ka Ndryshim Mes Hudhrës së Grirë Dhe Asaj Të Shtypur Në Gatim?

Patjetër që po!

Së pari është e rëndësishme të kuptohet që hudhra e grirë me atë të shtypur nuk ngjajnë njësoj.

Kur hudhra është e shtypur ajo lejon përçimin më të fortë të aromës karakteristike dhe është perfekte për salca dhe marinim.

Për më shumë aromë, hudhrën rekomandohet ta kaurdisni të parën në gatim duke përdorur vaj ulliri përpara se të hidhni përbërës të tjerë të recetës.

Hudhrën mund ta përzieni edhe me erëzat e preferuara për të përfituar aromën dhe shijen më të mirë./AgroWeb.org