Diabeti i Tipit 2 – Si të Flisni me Mjekun Tuaj Rreth Diabetit

993 0

Nëse keni një vizitë të ardhshme me mjekun tuaj për diabetin, AgroWeb.org ju vjen në ndihmë duke ju dhënë disa këshilla rreth pyetjeve që duhet të bëni dhe se çfarë të ndani me mjekun tuaj për të përfituar sa më shumë nga vizita juaj.

Si të përgatiteni para vizitës?

Është e rëndësishme që para takimit me mjekun tuaj ju të keni ruajtur gjurmimin e niveleve të glukozës në gjak.

Nëse masni dhe regjistroni presionin e gjakut vetë në shtëpi, sigurohuni që t’i ruani dhe t’i sillni edhe ato shënime.

Bëni një listë të saktë të të gjitha medikamenteve që po merrni aktualisht për çdo problem shëndetësor dhe jo vetëm diabetin.

Këtu përfshihen edhe medikamentet pa recetë, suplementet dhe ilaçet bimore.

Mbani shënim vaksinat e fundit dhe ekzaminimet që mund të keni kryer për kancerin, në mënyrë që mjeku juaj të mos humbasë asgjë të rëndësishme.

Si të përgatiteni në ditën e takimit tuaj?

Vishni veshje që do ta bëjnë të lehtë ekzaminimin.

Ekzaminimi i këmbëve tuaja është një pjesë e rëndësishme e vizitës sepse diabeti mund të shkaktojë probleme me këmbët.

Sigurohuni që mund t’i hiqni lehtësisht çorapet dhe këpucët. Mund t’ju kërkohet gjithashtu të vishni një fustan.

Nëse duhet të hani apo jo përpara vizitës tuaj, kjo varet nga analizat që do të urdhërojë mjeku.

Shumica e testeve për kolesterolin nuk ndikohen nga ajo që hani për mëngjes por nivelet e glukozës dhe triglicerideve në gjak rriten menjëherë pasi hani.

Mund të jetë e dëmshme të anashkaloni mëngjesin nëse jeni duke marrë medikamente të caktuara.

Zgjidhja më e mirë në këtë rast është të telefononi mjekun përpara vizitës për t’u siguruar.

Nëse keni një person që kujdeset për shëndetin tuaj, prania e tij gjatë takimit mund të jetë e dobishme.

Kërkojuni atyre të mbajnë shënime për ju, pasi mund të jetë e vështirë të mbani mend gjithçka që thotë mjeku juaj.

Bëni dhe merrni me vete një listë me pyetje që dëshironi t’i bëni mjekut.

Çfarë duhet të ndani me mjekun tuaj?

Jini të sinqertë dhe përgatituni të tregoni të vërtetën edhe nëse mund t’ju vijë turp, kështu mjeku do të dijë si të veprojë më mirë.

Njohja e medikamenteve që kanë dhe nuk kanë funksionuar në të kaluarën do ta ndihmojë mjekun tuaj të gjejë opsionet më të mira.

Tregojini për zakonet e të ngrënit, në mënyrë që mjeku t’ju japë sugjerime që mund t’ju ndihmojnë.

Tregojini nëse ushtroheni apo jo, stërvitja mund të jetë po aq e rëndësishme sa çdo mjekim.

Çdo gjendje shëndetësore ose sëmundje të kohëve të fundit që ata mund të mos e dinë.

Mos jini të turpshëm, mjeku juaj është aleati juaj dhe mund t’ju ndihmojë më shumë sesa mendoni.

Ka shumë kërkime që kryehn në mënyrë të vazhdueshme se si mund të trajtohet diabeti.

Pyesni mjekun tuaj nëse po merrni trajtimin më të mirë. A merrni ilaçet më të mira të diabetit? Cilat janë efektet anësore të mundshme?

Nëse keni probleme për të paguar për ilaçet e diabetit, njoftoni mjekun tuaj. Ka programe ndihmëse për mjekim dhe mënyra të tjera për t’i bërë ato më të përballueshme.

Është e lehtë të mbingarkohesh emocionalisht kur jeton me një gjendje kronike si diabeti.

Edhe pse koha dhe energjia juaj do të përqëndrohet më tepër në shëndetin fizik, mos e neglizhoni shëndetin tuaj mendor. Bisedoni me mjekun nëse po përjetoni ankth ose depresion./AgroWeb.org