Efektet e Forta të Turshive – Për Tretjen, Diabetin Dhe Trupin Në Formë

3.9k 0

Konsumi i lartë i antibiotikëve luan një rol shkatërrimtar për bakteret e mira që gjenden në stomak.

Kolonitë e këtyre të fundit që njihen me termin mikrobioma mund të rimëkëmben falë konsumit të probiotikëve.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mikrobioma përbëhet nga miliarda baktere të ndryshme të cilat luajnë një rol kyç për shëndetin dhe kundër sëmundjeve.

Turshitë, Ushqimet Më Të Pasura Me Probiotikë

Ushqimet më të pasura me probiotikë janë ato të fermentuara, siç janë turshitë, kosi dhe kefiri.

Lakra turshi në veçanti është një nga më të larmishmet me probiotikë.

Interesi për turshitë dhe ushqimet e fermentuara është gjithnjë e më shumë në rritje falë përpjekjeve të njerëzve për të pasur një mikrobiomë të shëndetshme.

Një herë e një kohë, kur teknologjia ishte e kufizuar, fermentimi i ushqimeve ishte shumë natyral por edhe e vetmja mënyrë për të ruajtur ushqimet për stinën e dimrit.

Pesë Arsye Përse Duhet Të Hani Turshi

Kundër Diabetit

Studimet tregojnë se një mikrobiomë e pasur dhe e shëndetshme është thelbësore për parandalimin dhe trajtimin e diabetit.

Mbipesha

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, mikrobioma tek njerëzit mbipeshë është krejt ndryshe nga njerëzit që kanë një peshë normale.

Disa baktere të mira mund të nxisin përdorimin më efikas të kalorive nga ushqimi dhe akumulimin e yndyrës në trup gjë që mund të shkaktojë mbipeshën.

Një peshë e shëndetshme është shumë e rëndësishme për parandalimin dhe trajtimin e diabetit të tipit 2.

Imuniteti

Ekuilibrat e baktereve në stomak ndikojnë ndjeshëm në sistemin imunitar.

80 përqind e imunitetit i ka rrënjët në stomak, ndaj pikërisht këtu nis e gjithë lufta kundër infeksioneve.

Bakteret e mira stimulojnë qelizat në sistemin imunitar të mbrohen nga infeksionet.

Tretje E Shëndetshme

Bakteret e shëndetshme përmirësojnë funksionin e zorrëve dhe shmangin konstipacionin.

Ato gjithashtu ulin rrezikun e  radikaleve të lira.

Më Pak Shpërdorim Të Ushqimit

Fermentimi është një mënyrë e shkëlqyer për të garantuar që ushqime si lakra, karrota e të tjerë nuk shpërdorohen por konsumohen rregullisht.

Një Këshillë E Fundit

Turshitë e bëra me uthull nuk janë të fermentuara mjaftueshëm për shëndetin e stomakut dhe ato nuk ofrojnë përfitime për mikrobiomën

AgroWeb.org këshillon turshitë e bëra në shtëpi me kripë për fermentim./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.