Ekspozimi Ndaj Kimikatit të Kudogjendur Ndikim në Hormone dhe Tiroide

1.4k 0

Ftalatet janë aditivë kimikë që përdoren për të rritur qëndrueshmërinë e plastikës.

Ato janë të pranishëm edhe në një gamë të gjerë produktesh konsumi dhe përdoren gjithashtu si përbërës joaktivë në disa medikamente, për shembull në disa ilaçe anti-inflamatore dhe antibiotikë.

Njerëzit janë të ekspozuar në mënyrë të vazhdueshme ndaj këtyre kimikateve, të cilat ndodh të rrjedhin edhe në mjedis.

AgroWeb.org ju njeh më poshtë me përfundimet e studimit më të ri rreth lidhjes së mundshme të ftalateve dhe të kancerit tek fëmijët.

Çfarë zbulon studimi dhe pse ka rëndësi

Për këtë studim hulumtuesit u bazuan në të dhënat e regjistruara të lindjeve midis viteve 1997 dhe 2017.

Ekspozimi ndaj ftalateve gjatë fëmijërisë, u shoqërua në përgjithësi me një shkallë 20% më të lartë të kancerit në fëmijëri.

Shkencëtartë shprehen se këto rezultate i shtohen një numri në rritje të provave që sugjerojnë se këto kimikate kanë ndikim negativ në shëndet.

Studimi i tyre vë theksin në ekspozimin ndaj medikamenteve që përmbajnë ftalate.

Ekspozimet e tilla janë zakonisht shumë më të larta se ekspozimi mjedisor, ndaj edhe gjetjet krijojnë një shqetësim.

Ekspertët e shëndetit vërejnë se ftalatet mund të ndërhyjnë në sistemet hormonale dhe mund të ndikojnë në funksionin e tiroides.

Edhe pse nevojiten më shumë studime, ekspozimi ndaj këtyre kimikateve është lidhur më parë me tumoret e tiroides dhe gjirit.

Studiuesit thonë se edhe ekspozimet me doza të ulëta, janë faktorë rreziku për efekte negative shëndetësore.

Edhe pse ende nuk është zbuluar asnjë lidhje e drejtpërdrejtë midis ftalateve dhe rritjes së rrezikut të kancerit, ky studim thekson rëndësinë e studimeve të mëtejshme.

Hulumtuesit sugjerojnë se kërkimet e ardhshme do të eksplorojnë se cili ftalat specifik ose kombinim, paraqet rrezikun më të madh./AgroWeb.org