Elektrolitet janë minerale që transportojnë të gjitha rrymat elektrike me vlerë për të gjithë organizmin.

Elektrolitet përbëhen nga disa minerale të njohura siç janë kaliumi, kalçiumi, magnezi, sodiumi e të tjerë.

Në momentin e kontaktit me lëngjet e trupit, elektrolitet janë të domosdoshme për sinjalet nervore, lëvizjen e muskujve dhe ekuilibrat e lëngjeve në trup.

Elektrolitet gjenden në gjak, urinë, inde dhe lëngje të tjera trupore.

Sa herë që njeriu djersin apo urinon, humbet shumë elektrolite.

Këto humbje duhen zëvendësuar vazhdimisht, thonë ekspertët e AgroWeb.org.

Në mungesë të elektroliteve, qelizat e trupit thahen ose shpërthejnë, zemra resht së rrahuri, muskujt nuk punojnë dhe truri pushon së dërguari mesazhe të rëndësishëm në organizëm.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni më shumë për shenjat e mungesës së elektroliteve dhe burimet natyrale të tyre.

Simptomat E Prishjes Së Ekuilibrave Të Elektroliteve

Kur njeriu nuk merr mjaftueshëm elektrolite gjatë ushqyerjes, ndikimi shtrihet në mbarë organizmin.

Simptomat më të zakonshme të mungesës së elektroliteve në organizëm janë:

Rrahje të shpeshta të zemrës ose të çrregullta;

Lodhje dhe plogështi;

Të përziera ose të vjella;

Diare ose konstipacion;

Kontraktime ose dobësi muskulare;

Ankth dhe acarim;

Dhimbje koke;

Mpirje;

Konfuzion dhe vështirësi në përqendrim;

Pagjumësi;

Etje e madhe.

Nëse ju përjetoni disa prej këtyre simptomave, vizitohuni menjëherë tek një mjek për të përcaktuar nivelin e saktë të elektroliteve.

8 Burimet Më Të Mira Natyrale Të Elektroliteve

Nëse njeriu kryen më pak ose më shumë se 60 minuta aktivitet fizik në ditë, atëherë duhet të sigurohet që të rimëkëmbë nivelin e elektroliteve nëpërmjet pijeve dhe ushqimeve të mëposhtme.

Spinaqi

Spinaqi është një burim i jashtëzakonshëm ushqyesish të nevojshëm siç është proteina dhe fibra.

Spinaqi përmban edhe shumë vitaminë A, C, antioksidantë, magnez, kalium, kalçium, magnez dhe fosfor.

Bananet

Në 100 gramë banana mund të përfitoni 10% kalium, 7% magnez, 2% fosfor dhe 1% kalçium.

Ato janë gjithashtu të pasura me vitaminat C, B6 dhe antioksidantë.

Qumështi Me Yndyrë Të Plotë.

Një gotë e vetme me qumësht me 3.25 përqind yndyrë ofron 28% kalçium, 22% fosfor, 10% kalium, 6% magnez dhe 4% sodium.

Lëngu i Freskët i Portokallit

Një gotë me lëng të freskët portokalli plotëson 207% të dozës ditore të vitaminës C.

Lëngu i portokallit ofron 14% kalium, 7% magnez, 3% kalçium dhe 4% fosfor.

Kripa

Njeriu nuk duhet të konsumojë më shumë se një lugë çaji kripë në ditë.

Megjithatë kripa e bardhë ofron dy elektrolite të rëndësishme siç është sodiumi dhe kripa minerale.

Burime të tjera të elektroliteve janë ullinjtë, domatet dhe drithërat./AgroWeb.org