Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme.

Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.

Duke qenë se kolesteroli i lartë nuk shfaq simptoma, ju mund ta vini veten në rrezik edhe pa e kuptuar.

AgroWeb.org duke u mbështetur në fjalën e ekspertëve, ju njeh me disa nga faktorët që mund të rrisin këtë rrezik.

Regjimi Ushqimor

Yndyrnat e ngopura, të gjetura në ushqime si mishi i kuq, qumështi, por gjithashtu edhe disa produkte, të tilla si biskotat, rrezikojnë të rrisnin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.

Mbipesha

Tashmë dihet se mbipesha është një nga arsyet kryesore që lidhet ngushtë me kolesterolin e keq në gjak.

Mungesa e aktivitetit fizik

Mungesa e aktivitetit fizik, mund të kontribuojë në rritjen e kolesterolit të keq dhe ulejn e kolesterolit të mirë.

Duhani

Pirja e duhanit, dëmton muret e enëve të gjakut, duke i bërë ato më të prirura për të grumbulluar depozita yndyrore.

Duhani gjithashtu mund të ulë nivelin e kolesterolit të mirë, thonë ekspertët.

Mosha mund të jetë një tjetër faktor

Për shkak se kimia e trupit tuaj ndryshon kur plakeni, rreziku i kolesterolit të lartë rritet.

Për shembull, ndërsa plakeni, mëlçia bëhet më pak e aftë të eleminojë kolesterolin e keq.

Diabeti

Sheqeri i lartë në gjak, kontribuon në rritejn e nivelit të kolesterolit të keq dhe dëmton gjithashtu arteriet tuaja.

Si të mund të parandaloni rritjen e nivlet të kolesterolit të keq?

Për të ndihmuar në parandalimin e kolesterolit të lartë, ju mund të:

  • Reduktoni konsumin e kripës dhe të shtoni konsumin e frutave, perimeve dhe drithërave.
  • Kufizoni sasinë e yndyrnave shtazore dhe përdorni yndyrna të mira në mënyrë të moderuar.
  • Eleminoni kilogramët e tepërt dhe mbani një peshë të shëndetshme.
  • Hiqni dorë nga duhani.
  • Kryeni aktivitet fizik gjatë ditëve të javës, për të paktën 30 minuta.
  • Konsumoni alkooli në mënyrë të moderuar.
  • Menaxhoni stresin./AgroWeb.org