Farat e Karafilit – Si t’i Përdorni Pas Çdo Vakti Kundër Aciditetit

3.2k 0

Aciditeti dhe problemet me fryrjet në stomak janë jo vetëm bezdisëse por shkaktojnë parehati të madhe.

Aciditeti në stomak shoqërohet me një ndjesi djegieje në kraharor.

Goja mer shije të athët ndërkohë që fyti acarohet si pasojë e tij.

Një prej shkaqeve kryesore të aciditetit të lartë në stomak është ngrënia e shpeshtë e ushqimeve të përpunuara dhe jo të freskëta.

Megjithatë, nuk përjashtohen mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e rregullt, pirja e tepërt e alkolit dhe stresi.

Farat e karafilit janë të pranishme gjërësisht në traditën e kuzhinës shqiptare dhe gjenden edhe në markete.

Përveç shijes së mirë dhe karakterisitike në gatim, ato përdoren edhe në mjekësinë popullore.

Farat e karafilit rekomandohen kundër dhimbjeve të kokës, diabetit, infeksioneve nga mikrobet, sinozitit, gripit dhe të ftohurës.

Ato forcojnë sistemin imunitar, mbrojnë mëlçinë dhe përmirësojnë dendësinë kockore.

Këto fara plot aromë përmirësojnë higjenën e gojës dhe largojnë erën e keqe të saj.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një nga përdorimet më popullore të këtyre farave është kundër aciditetit dhe fryrjeve në stomak.

Kjo erëz nxit prodhimin e pështymës, lehtëson lëvizjen e ushqimit në stomak, përmirëson tretjen dhe qetëson menjëherë urthin.

Karafili eliminon acidin e tepërt të prodhuar në stomak dhe e qetëson atë.

Si Mund T’i Përdorni Farat E Karafilit Kundër Aciditetit Të Lartë

Ju mund të kafshoni një farë karafili dhe ta mbani në gojë.

Lëngu i çliruar prej saj do të zbusë menjëherë urthin dhe do t’ju qetësojë.

Një mënyrë tjetër është ta përtypni farën e karafilit pas çdo vakti për të zbutur gjasat e aciditetit të lartë dhe shqetësimeve të krijuara prej tij.

Ushqime Të Tjera Që Ndihmojnë Kundër Aciditetit

Nga të dhënat e AgroWeb.org rekomandohen gjethet e borzilokut, farat e koprës, uthulla e mollës, xhenxhefili si disa prej produkteve më efikase kundër aciditetit të lartë.

Nëse vuani nga aciditeti i lartë, ju duhet të ecni mjaftueshëm gjatë ditës, të qëndroni larg duhanit, të visheni lirshëm, të mbani trupin drejt dhe të mos hani ushqime pikante./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.