Kur ditës së lodhshme i vjen fundi, dëshira për t’u strukur në krevatin e ngrohtë është e pamposhtur.

Por ka raste kur kjo strehë aq e dëshiruar të kthehet në një burim ankthi dhe parehatie.

Mungesa ose vështirësia për të bërë një gjumë të qetë ka një ndikim të fortë në jetën e përditshme.

Për këtë arsye, nëse vini re që problemet me gjumin po bëhen të përsëritura, duhet të shkoni tek mjeku.

Lidhur me pagjumësinë duhet që t’i bëni këto pesë pyetje vetes.

A Po Të Prishin Punë Problemet Me Gjumin?

Disa njerëz kanë nevojë për 8 orë gjumë në natë, ndërsa disa të tjerë janë në gjëndje të mirë edhe me më pak orë gjumë.

Për këtë arsye duhet të vëzhgoni performancën dhe mënyrën se si ndiheni pas gjumit.

Nëse keni vështirësi në përqendrim, nuk kryeni dot punët e përditshme apo jeni të përgjumur, atëherë me siguri keni një çrregullim me gjumin.

Cili Është Burimi I Problemeve Me Gjumin?

Arsyet se përse gjumi nuk vjen në sy janë të shumta.

Njerëzit mund të fiksohen në mendime për punët e të nesërmes dhe kjo i lë pa gjumë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org stresi është një shkak shumë i fortë i pagjumësisë.

Apnea e gjumit është një tjetër arsye që nuk keni gjumë.

Bëhet fjalë për vështirësinë në marrjen e frymës ndërkohë që jeni në gjumë.

Një tjetër arsye që ju lë pa gjumë është edhe nevoja për të shkuar në banjë, gjë që mund të tregojë ndonjë problem mjekësor.

Cilat Janë Përpjekjet Që Po Bën Për Të Përmirësuar Gjumin?

Përpjekja kryesore është që të krijoni një rutinë.

AgroWeb.org rekomandon të shmangni kafenë, alkolin, ushqimet e rënda në mbrëmje.

Kur të shtriheni për të fjetur, mbani larg telefonin dhe çdo pajisje stresuese.

Kur stresi është një faktor madhor në prishjen e gjumit, atëherë mjeku mund t’ju rekomandojë qetësimin e mendjes përmes teknikave të ndryshme.

Aktiviteti fizik është shumë i mirë kundër stresit dhe për gjumin e mirë.

Ka njerëz që e kanë të pamundur të bëjnë një sy gjumë për shkak të ankthit apo atakut të panikut.

Për të dyja, mjeku mund t’ju japë një rrugëzgjidhje.

A Përdor Ilaçe ?

Ilaçet për gjumë mund të ofrojnë shpëtim në disa raste, megjithatë ato rrezikojnë të krijojnë varësi.

Nëse do të keni shpresa vetëm tek medikamentet, atëherë do ta keni shumë të vështirë të flini pa to.

Varësia ndaj ilaçeve të gjumit mund të tjetërsojë një pagjumësi afatshkurtër në një rast kronik.

Lexoni këtu nga AgroWeb.org disa kura për gjumin si çaji i bananes.

Kur Është Koha Për Të Shkuar Tek Mjeku?

Kur vëreni që mungesa e gjumit po bëhet e vazhdueshme duke dëmtuar cilësinë e jetës AgroWeb.org këshillon të shkoni tek mjeku.

Zgjidhja e këtij problemi shmang edhe probleme të tjera si ataku në zemër, ishemia apo diabeti./AgroWeb.org