Hirra është Kura e Duhur Shëruese për Mëlçinë dhe Pastrimin e Gjakut

10.7k 1

Hirra e qumështit dhe e kosit është një nga produktet më mirëbërëse dhe funksionon shumë mirë si kurë natyrale për shëndetin.

Hirra është e pasur me tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.

Nga studimet dhe burimet e konsultuara nga AgroWeb.org, rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash.

Por mbi të gjitha, hirra pastron mëlçinë dhe është pastruese për gjakun dhe krejt trupin.

Hirra për Problemet e Mëlçisë

Studime të reja të botuara në revistën Clinical Nutrition tregojnë se hirra ndihmon fort për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur dhe sëmundjeve të zemrës.

Pas vetëm katër javëve të shtimit të proteinave të hirrës në ushqim, të dhënat kryesorë të yndyrave të gjakut u përmirësuan në mënyrë të fortë tek pjesëmarrësit.

Përdorimi i hirrës uli ndjeshëm sasinë e yndyrës brenda qelizave të mëlçisë së dhjamosur.

Ekipi mjekësor i Universitetit të Lozanës në Zvicër i cituar nga AgroWeb.org sugjeron fuqishëm se proteina e hirrës arrin të jetë një mënyrë efikase për të luftuar sëmundjet e mëlçisë.

 

Hirra për Pastrimin e Gjakut

Megjithëse nuk i japim gjithmonë vëmendje mëlçisë, hirra është me rëndësi për pastrimin e gjakut duke pastruar kimikatet e dëmshme dhe toksinat.

Sipas shkencëtarëve, ka një lidhje mes problemeve të mëlçisë së dhjamosur dhe cilësisë së gjakut.

Pasojat sjellin probleme të metabolizmit dhe të lidhura ngushtë me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq.

Hirra për Mbajtjen e Trupit në Formë

Është fakt i njohur se proteina ndihmon me mbajtjen e formës së trupit nën kontroll. Ajo është ushqyesi që e ngop më shumë organizmin nga gjithë të tjerët.

Në mjaft studime, ngrënia e proteinave në masën 25% të  konsumit të kalorive ditore ul me 60% urinë për të ngrënë.

Studimet kanë treguar se zëvendësimi i burimeve të tjera të kalorive me proteina hirre, të kombinuara me aktivitet të fortë fizik, mund të sjellin ulje peshe prej rreth 3,5 kg në mënyrë krejt natyrale për 3 muaj.

Dhe kjo duke mbajtur në ekuilibër masën muskulare sipas kërkimeve të AgroWeb.org.

Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, atëherë një shtojcë e proteinave me hirrë ju ndihmon të mbani trupin në formë dhe të ruani masën e çmuar muskulare.

Hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët

Të vegjëlve i përzjehet me lëngje frutash me qëllim që të mësohen me shijen e veçantë të hirrës.

Një shishe 1 litroshe me hirrë kushton 50 lekë. Por mund ta bëni edhe vetë në shtëpi, me stilin e prerjes së qumështit.

Mund të konsumoni një litër në dy ditë, por sasia edhe mund të shtohet deri në një litër.

Përgatitja në shtëpi

Zjeni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën./AgroWeb.org

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.