Sëmundjet e zemrës janë një nga shkaqet kryesore të vdekjeve në të gjithë botën.

Disa nga shkaqet e sëmundjeve të zemrës janë presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe duhani.

Krahas faktorëve të tjerë si stili i jetesës dhe mënyra e të ushqyerit, studiuesit mendojnë se një tjetër faktor jo më pak i rëndësishëm është edhe mënyra se si trupi i reagon pas konsumit të disa ushqmimeve.

Një studim i ri në të cilin AgroWeb.org u bazua, tregon se si inflamacioni i shkaktuar nga ushqimi ndryshon midis individëve dhe mund të jetë një parashikues i sëmundjeve të zemrës.

Çfarë zbuloi studimi?

Pasi kosnumoni një meze të lehtë ose një vakt, inflamacioni në trup rritet dhe kjo është një përgjigje biologjike krejtësisht normale.

Periudhat e zgjatura të inflamacionit lidhen me probleme shëndetësore kronike si sëmundjet e zemrës dhe diabeti i tipit dy.

Por ashpërsia e inflamacionit që shkaktohet nga ushqimi ndryshon nga personi në person.

Studimi tregoi se inflamacioni i nxitur nga ushqimi është i ndryshëm midis individëve edhe nëse ata konsumojnë të njëjtat vakte.

Për më tepër, nivelet e yndyrës në trup ndikonin në nivelin e inflamacionit të shkaktuar nga ushqimi.

Si mund të kontrolloni inflamacionin e shkaktuar nga ushqimi?

AgroWeb.org iu këshillon të provoni këto mënyra të cilat mund t’iu ndihmojnë të zvogëloni ndikimin që ka inflamacioni në trup pasi hani.

Konsumoni më tepër fibra dhe proteina

Zgjidhni ushqime të plota që janë të pasura në fibra dhe proteina.

Konusmi i yndyrnave të shëndetshme omega-3 nga burime si peshku, arrat dhe farat, ndikojnë duke zvogëluar nivelet e yndyrës së përgjithshme në trup.

Kufizoni ushqimet e përpunuara

Zgjidhni ushqime që përmbajnë karbohidrate komplekse dhe fibra të tilla si frutat, perimet dhe drithërat. Dhe kufizoni ushqimet e përpunuara me sheqer dhe pijet e gazuara.

Zgjidhni ushqime që përmbajnë molekula bioaktive “anti-inflamatore” si polifenolet, të cilat gjenden në një shumëllojshmëri frutash dhe perimesh shumëngjyrëshe, si dhe tek ushqimet me bazë bimore./AgroWeb.org